Rritja e çmimit të biletës, Bashkia: S`kemi kërkesë zyrtare

Shoqëritë e transportit urban kanë lajmëruar qytetarët se duke filluar nga data 1 shkurt për një biletë urbani do të paguajnë 50 ose 70 lekë ndërsa bashkia bënë të ditur se ende nuk ka një kërkesë zyrtare nga këto shoqata.
I kontaktuar nga “Ora News”, Ferdinand Ibrahimi, drejtuesi i shoqërisë së transportit urban thotë se është duke u bërë studimi në lidhej me koston e transportit publik nga ku do të merret edhe vendimi se sa do të rritet çmimi i biletës. Ndërsa vetë qytetarët thonë se e kanë të papërballueshme këtë rritje të çmimit.
Së shpejti, studimi mbi kostost, infarasturukturës dhe mos subvecionimi i atyre që udhëtojnë falas, do të shoqërohet me një kërkesë zyrtare që shoqatat e transportit publik do t`i dorëzojnë bashkisë.
Ndërsa vetë kryebashkiaku Lulzim Basha më herët tha se nuk do të bëjë pazar me çmimin e vendosur nga shoqëritë . Sipas Bashkisë, çmimi i një bilete urbani do të ndryshojë vetëm nëse studimi do të bëhet nga ekspertë të pavarur dhe jo nga këto shoqata.