Mjeku Agim Karaj kërkon 11 milionë dëmshpërblim
23/01/2012 Kirurgu i njohur u ndalua për korrupsion
TIRANE-Agim Karaj, shefi i pavjonit të kirurgjisë në spitalin Onkologjik në QSUT, që dy vite më parë u arrestua nga Prokuroria për akuzën e korrupsionit, tashmë ka kaluar në pozicion kundërsulmi. Mjeku i njohur në operacionet e vështira të sëmundjes së tumorit, ka depozituar në muajin tetor 2011 një padi në gjykatën e Tiranës, ku i kërkon dëmshpërlim financiar Degës së Thesarit në Tiranë dhe Ministrisë së Financave. Në padinë me numër 5012, mjeku Karaj nënvizon se për plot 508 ditë qëndrimi në burg si rezultat i vendimit të Prokurorisë dhe gjykatës, ai kërkon dëmshpërblim financiar në shumën prej 11 milionë e 900 mijë lekë. Momentalisht është zhvilluar vetëm një seancë gjyqësore, ku pala paditëse mësohet se nuk është paraqitur. Ndërsa seanca tjetër është përcaktuar për t’u zhvilluar në datën 26 janar në orën 10:30 të ditës. Në mbrëmjen e 3 nëntorit 2008 mjeku Agim Karaj u arrestua nga Prokuroria për akuzën e korrupsionit, pasi dyshohej se ai i kishte marë lekë pacientëve përkundrejt operacioneve. Kjo akuzë u rrëzua nga gjykata dhe mjeku Karaj u shpall i pafajshëm.
E.Qyno