E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masteri tek Artet, ulet me 50 mije leke tarifa e studimit Luljeta Ndoka



Te kryesh nje master ne Universitetin e Arteve, tashme do te jete me e lehte. Jo nga ana e veshtiresise se studimeve, por thjesht nga ana financiare. Keshtu, nga 170 mije leke qe ishte vlera e studimeve te ciklit te dyte per masterin ne Artet e Bukura, tanime do te jete vetem 120 mije leke. Kjo do te thote se diplomantet do te paguajne plot 50 mije leke me pak nga sa paguanin me pare. Nje gje e tille u vendos dje ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave, ku kjo ulje eshte reflektuar njekohesisht per cdo kredit te marre ne keto studime. Kesisoj, sipas vendimit te djeshem te Keshillit te Ministrave, nje kredit nuk do te kushtoje me 1 476 leke sic kushtonte me pare, por vetem 1 mije leke. Ky eshte nje nga rastet te pakten kur tarifa e shkollimit ulet, pasi pergjithesisht ka pasur rritje te tarifave te shkollimit, sidomos per ciklin e pare te studimeve. Nje gje e tille eshte justifikuar me faktin se eshte rritur kostoja per studente dhe nga ana tjeter eshte shtuar numri i pedagogeve. Sipas vendimit te posacem nga Keshilli i Ministrave, tarifa totale paguhet e njejte, si ne rastet kur kohezgjatja normale e programit te studimit eshte 2 vite akademike, ashtu edhe kur programi i studimit zgjat me shume, ne rastet kur ofrohet me kohe te pjesshme nga IAL Publike. Pagesa e tarifes behet me keste te percaktuara nga Institucioni i Arsimit te Larte. Pas perfundimit te kohezgjatjes se paracaktuar te programit te studimit, studentet te cilet nuk e kane perfunduar ende programin perkates, paguajne vetem tarifen per kredit te lendeve te prapambetura. Kategorite e ndryshme sociale, si persona qe nuk shikojne dhe qe nuk degjojne, invalide, invalidet e punes dhe femijet e tyre, paraplegjike dhe tetraplegjike, femijet me statusin ligjor te jetimit, femije rome, ballkano-egjiptiane apo femije te policeve dhe ushtarakeve e rene per shkak te detyres e te ish te perndjekurve politike, paguajne nje kuote ne masen 50 per qind te tarifes se shkollimit. Kete te drejte do ta kene edhe studentet e viteve me te larta, qe u perkasin po ketyre shtresave sociale. Nderkaq, mesohet se kuotat e pranimeve per personat qe nuk shikojne ndahen per kandidatet me statusin e personave qe nuk shikojne nga MASH, mbi bazen e listes se hartuar nga Shoqata Kombetare e te Verberve. Kuotat e pranimeve per romet dhe ballkano-egjiptianet ndahen nga MASH, mbi bazen e listes se hartuar nga shoqatat respektive, perkatesisht, Shoqates Kombetare te Romeve dhe Shoqates Kombetare te Ballkano-egjiptianeve. Ndersa kuotat e pranimit per shtetasit e huaj qe do te studiojne ne Institucionet publike te Arsimit te Larte te Republikes se Shqiperise, ne ciklin e dyte te studimeve, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkences. Ato do te shperndahen ne baze te marreveshjeve dy apo shumepaleshe midis vendeve. Institucionet Publike te Arsimit te Larte percaktojne kriteret e pranimit te kandidateve dhe i bejne publike paraprakisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›