Shkurtaj: Shqipja ne "krize", si mund ta shpetojme Luljeta Ndoka
Gjuha shqipe duket se po kalon dite te veshtira. Shkaktare te kesaj, duket se jane jo thjesht barbarizmat, tendenca per te shqiptarizuar fjale te huaja, ndikimi i perhapjes ne mase te internetit, por edhe fakti se nuk i kushtohet vend aq sa duhet ne shkolla mesimit te kesaj gjuhe. Gjuhetari i vjeter Gjovalin Shkurtaj, akademik dhe njekohesisht anetar i Keshillit Nderakademik Kombetar te Gjuhes Shqipe, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", tregon "plaget" qe mundojne gjuhen tone amtare, si dhe propozon zgjidhje per te menjanuar gabimet qe behen ne gjuhen shqipe. Me se shumti, prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj i meshon faktit se i duhet kushtuar mjaft kujdes ne shkollen e mesme kesaj gjuhe, ndaj sugjeron qe ajo te jete lende e vecuar nga letersia. Pervec kesaj, ai eshte i mendimit se gjuha shqipe duhet te jete nje lende mjaft e rendesishme, si dhe te testohet si nje nder provimet me detyrim, ashtu sikurse behet edhe ne vendet te tjera.
Profesor, jeni nje njohes i mire dhe studiues i gjuhes shqipe. Cfare po ndodh me te, nga viti ne vit, duke qene se ju jeni shprehur se gjuha shqipe ne kohen e sotme rezulton te jete ne kuadrin e dygjuhesise dhe bilingualitetit?
Perparesia qe i eshte dhene anglishtes ne te gjitha nivelet e arsimit shtron me force e ngut permiresimin e statusit te shqipes si gjuhe e pare, si gjuhe e nenes dhe si "gjuhe e zemres" ne te gjitha hapesirat shqiptare e shqipfolese te trojeve kompakte ballkanike, madje edhe ne diasporen shqiptare. Te nxenet dhe perdorimi i gjere i anglishtes dhe i gjuheve te huaja te tjera, sidomos i italishtes, qe perhapet shume edhe nepermjet televizionit e radios, kane sjelle dobi ne perparimin e shkences, te teknikes, po edhe ne artin e ne kulturen e intelektualeve shqiptare, si ne Shqiperi, ashtu edhe me gjere. Nderkaq, nga ana tjeter, kjo ka pasur edhe pasoja te pamira ne nxenien, vleresimin dhe kujdesin per gjuhen shqipe. Kudo ka rendje pas anglishtes, pelqehen e blihen me endje librat dhe revistat ne anglisht e ne gjuhe te tjera te huaja, por nuk mund te thuhet e njejta gje edhe per gjuhen shqipe. Perkundrazi, ka pasur renie te ndjeshme te kujdesit ndaj te nxenit te shqipes dhe, sidomos, mungese vullneti e deshire per ta pastruar, pasuruar dhe mbrojtur shqipen.
Kush eshte pergjegjes per kete mungese kujdesi e mbeshtetjeje ndaj gjuhes shqipe?
Ne radhe te pare eshte per t'u kritikuar renia e disiplines se shtetit dhe e institucioneve shteterore e shoqerore te lejuara prej tij, ndaj gjuhes shqipe. Nuk zbatohet drejtshkrimi i njesuar i shqipes, ka thyerje te renda te normave te te shkruarit edhe ne fushen akademike, duke u theksuar prirja per te shkruar me te madhe cdo lloj emertimi, pa asnje kriter drejtshkrimor. Te gjitha rubrikat e reja te televizioneve shqiptare, ndersa ne Itali e gjetke ne Euvrope, perkthehen nga anglishtja, si p.sh., "Grande Fratello", "Ballando con le stelle" etj. Ne televizionet shqiptare shkruhen e shqiptohen vetem sipas anglishtes.
Si ka ndikuar perhapja ne mase e internetit tek gjuha shqipe, sidomos tek te rinjte?
Gjuha shqipe ne internet ose ne mesazhe me celular po karakterizohet nga synimi per shkurti dhe shpejtesi kumtuese, cka eshte edhe e kuptueshme, le te themi edhe e pranueshme, por bashke me kete cilesi po shumohen ne ate lloj ligjerimi edhe elemente te "ligjerimit te fshehur" e ku, krahas anonimatit e perdorimit te shtuar te pseudonimeve, po vershojne edhe shkruarje fjalesh mbrapsht, fjale banale etj. karakteristike te zhargonit rinor. Deri ketu, sidoqofte, nuk do te ishte rasti per t'u shqetesuar, porse puna eshte se shprehjet e perdorura gjate komunikimit ne internet qe krijohen per te kursyer kohe gjate bisedave, ( si "flm", "sps", tdsh, tkxh etj.), kalojne edhe ne praktiken shkollore, duke mos i kushtuar kujdes aspak te folurit dhe te shkruarit letrar, madje keto kalojne ne shprehi, te cilat bartin me vete shume ndikime negative tek nxenesit. Te rinjte jane pergjegjes per nje numer te konsiderueshem risish leksikore (krijimi i fjaleve dhe frazave te reja) ne shqip, dhe per rrjedhoje studentet, si me te talentuarit gjuhesisht per shkak te formimit arsimor te tyre qendrojne ne krye te kesaj dukurie. Kurse zhargoni dhe ligjerimet e fshehta lindin kryesisht ne institucione te tilla si burgjet, kazermat e ushtrise, po edhe kolegjet dhe shkollat kane krijuar gjithmone kushtet e pershtatshme per nje "gjuhe te re". Nje institucioni i tille eshte edhe universiteti, i cili perben nje hapesire sociale ku studentet formojne qarqet e tyre shoqerore. Ai eshte gjithashtu nje lidhje, nje pike ku shume ndikime te ndryshme vijne se bashku. Gjuha e foshnjerise, e shkolles 9-vjecare dhe te mesme eshte e perzier me fjale te marra nga prinderit, librat, televizioni dhe interneti.
Ne nje shkrim tuajin, ju keni shprehur edhe mendimin tuaj lidhur me disa "ngerce te alfabetit te shqipes qe pasqyrohen edhe ne drejtshkrim", cfare mund te na thoni me konkretisht per ate ide?
Fjala eshte per disa probleme, ne dukje te vogla, por me pasoja te dukshme ne drejtshkrim e ne drejtshqiptimin e shqipes se sotme: a) shqiptimi i shkurtesave dhe b) problemi i fjaleve dhe emrave te huaj qe permbajne shkronjen w). Shtimi i emrave te huaj me ate shkronje po merr permasa te medha dhe, ndoshta, normevenesit ka ardhur koha te kryejne edhe ndonje shtese te rregullave drejtshkrimore lidhur me ate rast. Po edhe per ndonje dukuri tjeter. Pervoja e zbatimit te disa normave te drejtshkrimit te shqipes ka treguar se pikerisht ne gjene me te thjeshte, ne abecene (alfabetin) e shqipes, gati masivisht foles e redaktore te emisioneve radiotelevizive, po edhe shume njerez te shkolluar te gati te gjitha mjediseve shoqerore, gabojne dhe po i shqiptojne kunder natyres se shqipes shume prej shkurtesave, si dhe emra te pervecem te huaj e shqiptare. Gjithmone kemi thene FeBeI, tashti "modernet" po e thone vetem eFBiaI. Pak, shume pak jane ata qe thone dergoj nje SeMeSe, me te shumtet thone eSeMeeSe; pra, po na shtohen si kerpudhat e kermijte mbas shiut edhe shqiptimet sipas gjuheve te huaja e sidomos sipas anglishtes. Po edhe shume njerez, sidomos prej atyre qe e mbajne veten si VIP po e bejne zakon te thone klleb ne vend te klub, per te mos permendur fjalet mirefilli te huaja te tipit llajf (muzike llajf), fajll, fejsbuk, majkrosoft. Ne nje kumtese te mbajtur parvjet ne Seminarin e Prishtines, po edhe ne disa artikuj te botuar e ne biseda ne radio e televizione, kam pyetur me ironi: po me automobilin e shkrete dhe me Klubin e Selanikut te Cajupit cfare do te bejme?! Kur do te nisemi te themi edhe automobajll e automobajllizem? Kur do te fillojme te lexojme edhe "Kllebi i Selanikut".
A po varferohet gjuha shqipe?
Norma e sotme gramatikore po ndeshet me trysnine e forte e gerryese te gjuheve te huaja, sidomos te gjuheve qe dallohen shume nga natyra eptimore e shqipes, si anglishtja, gjuhe kryesisht idiomatike qe nuk ka as lakim emrash as zgjedhim foljesh etj. Ndikimi i shqiptimit te gjuheve te huaja, pa permendur vershimin e fjaleve dhe termave te huazuar, po ia marrin frymen shqipes, duke demtuar sidomos ate qe quhet etnografi e te folurit shqiptarisht. Deri edhe pasthirrmat shqiptare po pakesohen duke na u servirur ne vend te tyre pasthirrma te gjuheve te huaja, a thua se televizionet tona i shohin dhe i mbajne gjalle te huajt e jo forca blerese e kontribuuesve dhe e shikuesve shqiptare.
Cfare keshilloni qe te "shpetojme" gjuhen shqipe?
Te mos perulemi para se huajes, te mbrojme tonen, sidomos ate pjese qe dihet se e kemi te mire, te bukur e te pavdire: Strukturen morfologjike te shqipes. Mbi te gjitha duhet te veprojme si fqinjet tane italiane, si francezet dhe si krejt bota e qyteteruar: T'i japim vendin e duhur gjuhes amtare ne shkollat e mesme, si dhe ne shkollat e larta, te flitet e te shkruhet me shpesh per vlerat dhe bukurite e shqipes, te kemi edhe ne televizionet tona rubrika per kulturen e gjuhes, si p.sh. emisioni i RAI-1 me titull "Pronto socorso linguistico" (Urgjenca gjuhesore), ku prof. Sabatini, gjuhetar i njohur, u pergjigjet pyetjeve te teleshikuesve per probleme gjuhesore, per dukuri te normes dhe thyerjeve te saj. Me shume rendesi, gjithashtu, eshte rivendosja e kerkesave te rrepta per drejtshkrimin,duke punesuar ne te gjitha redaksite e gazetave, revistave etj., korrektore letrare dhe duke e bere rregull kujdesin per gjuhen shqipe. Si na porosiste Naimi i pavdekshem: "Shqip te flisni perhere, thjesht e te paperziere".
Permendet qe duhe t'i jepet vendi i duhur gjuhes sone, ne shkollat e mesme dhe te larta. Konkretisht, si mendoni se mund te realizohet kjo?
Sugjeroj qe gjuha shqipe te jete nje lende e vecante dhe te kete peshe mjaft te rendesishme dhe jo te sherbeje si aneks i nje lende tjeter. Gjithashtu, kjo lende duhet te jete nje provimi detyruar dhe mjaft i rendesishem madje. Ne shtetet e tjera, gjuha amtare eshte nje nga provimet me te rendesishme, si mase per ta mbrojtur ate dhe ne rastin me te mire, per ta pasuruar. Nga ana tjeter, do te ishte mire qe gjuha shqipe te mos mesohet vetem ne nje vit te shkolles se mesme, por ne te gjitha vitet, pa permendur domosdoshmerine qe asaj t'i kushtohet nje vemendje e vecante edhe ne shkollat e larta.
Kush eshte Gjovalin Shkurtaj
Gjovalin Shkurtaj lindur ne vitin 1943 ne Shkoder, eshte studiues i gjuhes dhe letersise shqipe. Ka kryer shkollen e mesme pedagogjike ne qytetin e Shkodres me 1962 dhe studimet e larta per gjuhe e letersi shqipe ne Universitetin e Tiranes me 1966. Ne vitin 1966-1967 ka qene arsimtar ne rrethin e Lezhes. Nga shtatori i vitit 1967 deri ne maj te vitit 1989 ka punuar si punonjes shkencor ne Institutin e Gjuhesise te Akademise se Shkencave. Gjate periudhes 1989-1991 ka qene i ngarkuar si keshilltar i kultures ne Ambasaden Shqiptare ne Rome si dhe Perfaqesues i Shqiperise prane Organizates Boterore te Bujqesise (FAO) dhe Organizates Boterore te Ushqimit (WFP). Qysh nga maji i vitit 1991 eshte emeruar pedagog ne Departamentin e Gjuhesise te Fakultetit te Historise e te Filologjise ne Universitetin e Tiranes. Aty drejton sektorin e gjuhesise se sotme. Eshte titullar i tri lendeve. Ka kryer nje sere studimesh te gjuhes sone dhe eshte akademik dhe njekohesisht anetar i Keshillit Nderakademik Kombetar te Gjuhes Shqipe.