E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loja e pisët e Ramës për të përdorur romët për të bllokuar integrimin në Dhjetor dhe fajësuar Kryetarin e Opozitës së Re

14-08-2013 / Nga Avokat Altin Goxhaj

Një skenar i pisët politik po luhet në dëm të integrimit të Shqipërisë në Europë në Dhjetor 2013. Një lojë e pistë ku përfshihen shumë aktorë. Shqipëria i ka të gjitha shanset të marrë statusin në Dhjetor por qeveria e Rilindjes nuk është e interesuar sepse status do të thotë kufizime në fushatën e pushimeve masive partiake nga puna, limitim të reformës të rrëzimit të strukturave publike dhe shkatërrimit të burimeve njerëzore të asistuara nga dhjetëra miliona euro të BE-së, do të thotë mos përqendrim të të gjithë pushteteve të sigurisë dhe hetimit në një zyrë të vetme në korridorin e zyrës së Kryeministrit të ardhshëm, do të thotë ndalim të shkatërrimit të strukturave të shtetit, por mbi të gjitha standard i respektimit të ligjit dhe jo i interesave të bizneseve të deputetëve socialistë…por mbi të gjitha, është një fakt publik që merita e marrjes së statusit do të ishte më së shumti e Kryeministrit aktual: të zotit Berisha.
Edi Rama dhe qeveria e tij nuk është e interesuar. Por mos marrja e statusit në Dhjetor mund të konsiderohet edhe si dështimi i parë publik i Rilindjes. Dhe për të zgjidhur këtë kleçkë është gjetur guri që do të rrëzojë jo vetëm integrimin por edhe do të godasë personalisht Kryetarin e Opozitës së Re, z. Basha.
Kjo lojë e pisët shumë vjeçare që do ti rëndojë dhe më shqiptarët është loja me Romët!
Një lojë e cila shpiku kauzën e diskriminimit të tyre nga Bashkia Tiranë! Një mashtrim publik i gatuar me kujdes diabolik por që koston do ta paguajmë ne të gjithë shqiptarët bashkë me romët.
Çdokush që ka dijeni mbi të vërtetën e vuajtjes dhe halleshumë të romëve të shkretë që po shpërngulen për hir të një konflikti privat për çështje pronësie e di shumë mirë se aty ka çdo gjë por veç diskriminim racor s’ka. Prej një viti, me qindra banorë jo romë u nxorën me forcë nga banesat ku ata qëndronin me dhjetëra vjet dhe të gjithë e dimë se ajo ishte një konflikt pronësie dhe asgjë më shumë.
Problemi i romëve është thjesht një konflikt i pastër pronësie ku Delijorgji i Gërdecit po kërkon të zbatojë megaplanin e tij privat superndërtimor të paprecendetë në historinë e Shqipërisë nëpërmjet 33 lejeve që i dha miku i tij Edi Rama në një ditë të vetme shumë vite më parë, një histori që stonon me të gjithë historinë e lejeve të ndërtimit në historinë 23 vjeçare të Tiranës! Delijorgji ka 33 leje nga ish-Kryebashkiaku Edi Rama dhe po kërkon të ndërtojë strukturën më gjigante të banimit në Tiranë që Piktori i varfër me 3 mijë euro pasuri ia dha pa asnjë përfitim se ai është burrë i ndershëm.
Dhe pikërisht aty ku Rama nuk deshi të përfitojë asgjë dhe ia dha veresie Delijorgjit megaprojektin më të madh në Shqipëri, ai po ndërton një gropë të zezë të integrimit europian të Shqipërisë duke shfrytëzuar një histori fatkeqe të njerëzve të varfër me ngjyrë. Dhe për këtë ka gjetur shkaktarin Basha i cili sipas deklaratës absurd të zyrës së Avokatit të Popullit do të kallëzohet penalisht se nuk i ka strehuar falas ata deri tani! Dhe kjo përgjigje u dha kur gazetarët i pyetën përfaqësuesit e Avokatit të Popullit se kush ishte qëndrimi i tij kur disa romë të nxitur nga media deklaruan se do djegin fëmijët e tyre me benzinë! Asnjë reagim spati nga kurrkush nga deklarimi horror dhe i paprecedent i nxitur mediatikisht për djegie me benzinë njësoj siç ndodhi kohë më parë kur ish-persekutorët nxisnin disa ish-viktima të tyre që të digjnin veten me benzinë në mes të Tiranës se ashtu vlenin më shumë për ta.
Se si mund Bashkia Tiranë të ketë aftësi dhe potencialë që tu sigurojë shtëpi falas për dhjetëra mijë të pastrehët në Tiranë unë këtë nuk e di, dhe s’di që në Durrës janë strehuar të gjithë të pastrehët, por di mirë se edhe kur shteti u ofroi dje ambiente falas si kurrkujt tjetër, ambiente paksa dhe më të mira se barakat ku ishin, mediat me Avokatin e Rilindjes nxitën romët që të thonin se kushtet ishin të papërshtatshme dhe romët po diskriminohen dhe kjo e gjitha artikulohet anglisht në çdo kancelari ndërkombëtare me aleatë shumë të fortë pikërisht te ato përfaqësi të atyre shteteve të cilët kanë rregullisht përfaqësues europianë që rregullisht janë shprehur kundër liberalizimit të vizave dhe kundër statusit të Shqipërisë. Dhe preteksti i shpikjes së diskriminimit të romëve nga Lulzim Basha synon që mosmarrja e statusit në Dhjetor të ndodhë prej kauzës së viktimave rome nga diskriminatori Kryebashkiak dhe Kryetar i ri i Opozitës së re! Dhe kur mendon se kush është e vërteta e diskriminimit të romëve në Shqipëri të vjen të ulërish!
Është gjysma më e mirë e Edi Ramës, ish-kryetarja dhe ish-bashkëthemeluesja e Soros në Shqipëri znj. Lindita Basha, personi i cili që prej 1998 kryesisht nëpërmjet Soros menaxhon dhe orienton sa e sa miliona euro kundër diskriminimit të romëve në Shqipëri, para që kurrë nuk i mbrojtën romët sepse kurrë nuk vajtën tek ta! Por me këtë temë kam kohë plot të merrem sapo të bëjë betimin Kryeministri i ardhshëm, familja e të cilit ka ndër rolet kryesore në Shqipëri për të bllokuar prej 15 vjetësh çdo mundësi që romët të kenë të drejta dhe prosperitet sepse ata vlejnë më shumë kështu, të mjerë dhe të vuajtur, sepse më shumë para do të kenë në xhepat e tyre miliarderët e rinj të Shqipërisë dhe ndërkohë ata mund të përdoren me shumë mjeshtëri nga vetë diskriminuesit e tyre të vërtetë…
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›