E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sektori energjetik të ulë humbjet, të rrisë arkëtimet

14-08-2013 / Gazeta 55

Raporti 6 mujor i Bankës Botërore, ja rekomandimet
 
Banka Botërore në programin e saj për aktivitetin në vendin tonë, në fund të bilancit 6-mujor vlerëson se fokusi tek energjetika duhet të jetë reformimi i sektorit. Kjo duhet të ecë sidomos në drejtim të përmirësimit të furnizimit me energji. Në raportin e saj Banka Botërore thekson se "Privatizimi i shpërndarjes nuk ka dhënë rezultat sa u përket përmirësimeve të shërbimeve në shpërndarje. Duhet të bëhen më shumë përpjekje për të fituar qëndrueshmërinë e sektorit, në mënyrë që jo vetëm të ulet presioni mbi buxhetin, por të garantohet sa më shumë siguri për furnizim dhe të maksimizohet menaxhimi i të ardhurave, duke mundësuar që të ndërhyhet financiarit nga banka në këtë sektor". Nga ana tjetër, Banka Botërore gjykon se nivelet e humbjeve dhe të borxhit të keq janë rritur shumë, sidomos gjatë dy viteve të fundit. "Tarifat e shitjes me shumicë u miratuan për tri vite 2012 -2014, por Enti Rregullator i Energjisë dhe CEZ punuan në një mënyrë aspekt bashkëpunuese dhe nuk u përpoqën të arrinin një marrëveshje për të ardhurat që i duheshin sektorit, bazuar në rregulloren e privatizimit", vlerëson BB.  Banka Botërore vlerëson se liberalizimi i tregut është zgjidhja e së ardhmes. Aktualisht, sektori energjetik përbëhet nga tre operatorë që dolën nga ndarja e kompanisë shtetërore në vitin 2008. Tregu u nda në prodhim, transmetim dhe shpërndarje, por sipas BB kjo nuk mjafton edhe pse është pozitive dhe duhet të ecet drejt futjes në treg të më shumë operatorëve.
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›