E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat, digjet transformatori, dy komuna pa energji

Pa energji elektrike kanë mbetur dy komuna në Mat. Bëhet fjalë për komunën Ulëz dhe Bazë të cilat kanë orë që nuk furnizohen me energji, ndërkohë që i njejti problem rezulton dhe për disa fshatra në Kurbin.

Mësohet se shkak ka qenë djegia e një transformatori ndërmjetës në hidrocentralin e Ulzës. Defekti sipas burimeve ka ndodhur para katër ditësh, ndërsa po punohet për riparimin e tij.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›