E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, vetëvritet me armë gjahu 55-vjeçari, nisin hetimet

Vetëvritet me armë zjarri shtetasi Gëzim Hyka, 55-vjeç, ndërsa ende nuk dihen arsyet. Burimet zyrtare te policise bene te ditur sot se ngjarja ka ndodhur ne fshatin Hekal, gjatë mbrëmjes së sotme.
 

Sipas burimeve nga policia, sapo është marrë njoftimi është ngritur grupi hetimor, i cili së bashku me Specialistë të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit, kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë nisur veprimet e para hetimore.

Nga hetimet aktuale, policia po heton ne dy pista, ate te vrasjes nga pakujdesia, ose vetevrasje. Ndërkaq, do të jenë deshmite, provat materiale dhe hetimet e plota, të cilat do te hedhin drite mbi vrasjen e 55-vjeçarit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›