E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Tirana", Kolegji shqyrton sot ankimimin e PS-së

Kolegji Zgjedhor do të nisë sot në orën 10:00 të paradites shqyrtimin e kërkesës së fundit ankimore të Partisë Socialiste në të cilën kundërshtohet vendimi i KQZ-së i cili shpalli fitues kandidatin e koalicionit “aleanca për qytetarin” Lulzim Basha dhe shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në 284 qendra votimi.
 

Në ankimimin prej 20 faqesh PS-ja liston provat e manipulimit të procesit që sipas saj kanë çuar në mosrakordim të shifrave mes numrit të votave dhe votuesve ku sipas saj janë vlerësuar 244 fletë votimi më shumë se numri i votuesve.

Nisur nga kjo, PS-ja çmon se nuk mundet të shpallet fitues një kandidat me 93 vota më shumë se kandidati tjetër në kushtet kur ka fletë votimi më shumë në kuti se votues dhe kjo është disa herë më e lartë se diferenca e votave ndërmjet kandidatëve
 

PS-ja gjithashtu ka bërë pjesë të ankimimit të saj kqyrjen e pamjeve filmike të cilat dëshmojnë se deri në momentin kur KQZ mori në rinumarim votat kishim përputhje të tabelës së rezultateve në KZAZ me nurmin e votuesve ku sipas saj para se votat të hetoheshin në KQZ-së, në kutitë e votimit janë shtuar fletë votimi.
 

Ndërkohë pamjet filmike pritet të jenë edhe pika më e fortë e socialistëve në seancën e sotme në Kolegj, ku relator është gjyqtari Astrit Kalaja ndërsa anëtarë janë gjyqtarët Sashenka Jonuzi, Petraq Dhimitri, Marie Qiriazi dhe Dhurata Haveri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›