E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci E ardhmja evropiane rruga e vetme e Kosoves

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha sot se e ardhmja evropiane eshte rruga e vetme e vendit dhe se institucionet e Kosoves do mbeten te perkushtuara ne proceset e integrimeve Evropiane.  Ai i beri keto komente pas kthimit nga Brukseli ku eshte takuar me perfaqesuesen e larte te Bashkimit Evropian per politike te jashtme dhe siguri Catherine Ashton.  Kryeministri Thaci tha se ne Bruksel tashme ka pajtueshmeri te plote per te ardhmen dhe perspektiven evropiane te Kosoves dhe rajonit.

Agjenda evropiane per Republiken e Kosoves gjithnje e me teper po behet me e qarte ne vecanti sa i perket procesit te liberalizimit te vizave marredhenieve kontraktuale dhe marredhenieve tregtare me Bashkimin Evropian. E ardhmja e shtetit te Kosoves eshte e ardhme evropiane eshte e sigurt dhe e vetmja rruge. Ne Bruksel tani ka konsensus te plote per te ardhmen dhe perspektiven evropiane te Kosoves dhe rajonit tha ai.

Kryeministri Thaci tha se normalizimi i marredhenieve ne rajon eshte parakusht per anetaresim ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO. Me kete rast kryeministri Thaci tha se  marreveshjet e arritura ne bisedimet ndermjet Kosoves e Serbise jane mirepritur nga vendet e Bashkimit Evropian duke nenvizuar se ato jane  nje detyrim kushtetues dhe nderkombetar qe institucionet e vendit duhet ti permbushin.

Kjo ceshtje eshte e shtetit te Kosoves eshte vendim i Kuvendit te Kosoves. Qeveria e Kosoves ka marr dy here besimin ne Kuvendin e Kosoves per te filluar dhe vazhduar procesin e dialogut teknik me Serbine. Nuk eshte pune e nje personi partie por eshte agjende evropiane eshte obligim nderkombetar qe ka filluar ne mandatin e kaluar dhe tani eshte ne proces te ketyre ceshtjeve qe e udheheq zevendeskryeministrja Edita Tahiri. Pra eshte pergjegjesi shteterore i aprovuar nga Kuvendi eshte obligim nderkombetar dhe eshte plotesisht ne perputhshmeri me Kushtetuten dhe ligjet e Kosoves tha kryeministri Thaci.

Javen qe lame pas Kosova e Serbia arriten  marreveshjet e para per ceshtje praktike te interesit te ndersjelle ne kuader te bisedimeve te ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian. Palet kane arritur marreveshje ne fushen e regjistrave civil lirise se levizjes dhe njohjes se ndersjelle te diplomave shkollore e universitare. Marreveshjet e arritura pritet te fillojne se zbatuari qe nga 1 nentori i ketij viti. Keto jane marreveshjet e para qe kur Kosova shpalli pavaresine nga Serbia ne shkurt te vitit 2008.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›