E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, vetëvaret në kasolle 26 vjeçari

GRAMSH- Një 26 vjeçar është gjetur i vetëvarur pranë banesës së tij në fshatin Kukur të rrethit të Gramshit.
Burime të Policisë lokale thanë sot se "26 vjeçari me iniciale S. H, është gjetur i vetëvarur në orët e vona të një nate më parë në kasollen pranë banesës së tij".
Familjarët e 26 kanë lajmëruar menjëherë në Polici, dhe sipas deklarimeve të marra, dyshohet se shkak i vetëvarjes së të riut kanë qënë problemet e tij mendore, nga të cilat ai vuante kohët e fundit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›