Nje dite para vendimit te Kolegjit Zgjedhor serish replika
Opozita dhe Partia Demokratike vijuan edhe sot betejen e deklaratave publike per zgjedhjet vendore nje dite para se Kolegji Zgjedhor te shqyrtoje ankesen e Partise Socialiste kunder Komisioit Qendror te Zgjedhjeve. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i beri thirrje Kolegjit Zgjedhor qe te jape nje vendim pro opozites dhe te mos kete frike nga presionet e qeverise. Neser opozita pret perseri drejtesine. Presim nga Kolegji Zgjedhor drejtesine ende te munguar e cila prej javesh lengon mes kapitullimit perballe presionit te pushtetit dhe detyrimit kushtetues perpara popullit Sovran. Presim qe Kolegji Zgjedhor te mos shkele ligjin - tha ai. Zoti Rama beri interpretime te ndryshme lidhur me vendimet e meparshme gjyqesore qe ai i ndau si Kolegji i pare dhe Kolegji i dyte dhe u kerkoi gjyqtareve qe te ushtrojne pa frike detyren e tyre per te dhene drejtesi.Ne shpresojme qe pese gjykatesit e Kolegjit te neserm te respektojne Kushtetuten dhe te mos e ligjerojne ne asnje menyre rezultatin haptazi antikushtetues te KQZ-se - tha ai.
Por Partia Demokratike deklaroi se zoti Rama u beri edhe sot presion te papranueshem institucioneve te pavarura nje dite para se Kolegji Zgjedhor te jape vendim per kerkesen qe ai vete ka bere atje. Ne deklaraten e PD theksohet se eshte paradoksale qe zoti Rama u kerkon gjyqtareve te japin vetem ate vendim qe ai deshiron. Sipas deklarates se PD zgjedhjet ishin me te ndershmet dhe me transparentet te bera ndonjehere ne Shqiperi ndersa zoti Rama nuk degjon zerin e qytetareve dhe as te nderkombetareve qe u kerkojne paleve te respektojne vendimin e institucioneve te pavarura. Partia Demokratike deklaroi se cdo vote u numerua sepse jane qytetaret ata qe zgjedhin fituesin dhe jo politikanet.
Nderkaq Presidenti i Shqiperise Bamir Topi deklaroi se eshte e nevojshme qe procesi i tejzgjatur zgjedhor te permbyllet sipas ligjeve ne fuqi dhe palet te presin me qetesi fjalen e fundit dhe gjykimin e paanshem e te pandikuar politikisht nga Kolegji Zgjedhor si institucion i pavarur ligjor. Zoti Topi i beri keto komente gjate nje takimi sot me kryetarin e Zyres se OSBE-se ne Tirane ambasadorin Eugen Volfart kur sipas zyres se shtypit ata kerkuan qe te nise sa me shpejt me dialog dhe me konsensus nderpartiak reformimi i Kodit Zgjedhor. Ambasadori Volfart i OSBE-se tha ne takimin me presidentin Topi sipas te njetit burim se palet duhet te respektojne shtetin e te drejtes dhe ligjet ne fuqi dhe theksoi se eshte mese e nevojshme rivendosja e dialogut institucional e funksional demokratik.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli kandidatin Lulzim Basha fitues ne zgjedhjet vendore per kryeqytetin por ky vendim u ankimua ne Kolegjin Zgjedhor nga Partia Socialiste e cila beson se garen e fitoi kandidati i saj Edi Rama. Vendimi i neserm i Kolegjit gati 2 muaj pas gares se 8 majit dhe pritet te jete formalisht i fundit ne pergjigje te serise se ankesave te socialisteve per zgjedhjet vendore.