Montobio: Tryeza e Topit shënon një hap pozitiv
Ambasadori i Spanjes, Manuel Montobio, vendi i te cilit mban Presidencen e radhes se Bashkimit Europian, vlereson se tryeza e nje dite me pare ne seline e Presidences eshte nje hap shume pozitiv. Edhe pse pa rezultat nga bisedimet e nje dite me pare mes kryeministrit Berisha dhe liderit te opozites Rama, nderkombetaret qe kane insituar aq shume ne nisjen e negociatave, thone se kjo tryeze i jep kuptim dialogut, qe eshte esenca e demokracise.
Per ambasadorin spanjoll ne Tirane, tryeza e thirrur nga Presidenti Topi
te shtunen eshte “nje rruge per te arritur marreveshje, pavaresisht se
ky eshte nje hap i pare i cili duhet pasuar nga te tjere“. Por ne kete
faze fillestare te dialogut, Montobio kujton momentin e rendesishem te
Shqiperise ne procesin e integrimit europian, liberalizimin e vizave dhe
statusin e vendit kandidat ne BE, afate qe sipas tij nese nuk
respektohen, do te sjellin vonesa per Shqiperine.
“Per Bashkimin Europian ka dy momente te rendesishme; nga njera ane nje
keshill stabilizim-asociimi ne nivel ministrash mes Bashkimit Europian
dhe Shqiperise me 10 maj, i cili mblidhet vetem nje here ne vit. Kjo do
te thote se ky keshill do te orientoje marredheniet politike mes
Bashkimit Europian dhe Shqiperise pergjate nje viti dhe eshte shume e
rendesishme se cfare do te jete ne qender te vemendjes atje. Perpara
kesaj date, ne 11 mars do te mbahet nje komitet asociimi, qe eshte
takimi pergatitor i Keshillit te stabilizim-asociimit. Por me afer akoma
ka ende dy data qe jane te rendesishme.
Me 22 shkurt nje delegacion i Asamblese Parlamentare te Keshillit te
Europes do te vije ne Shqiperi dhe do te ishte shume pozitive qe deri ne
kete date, procesi i dialogut i Presidentit te Republikes te tregoje qe
jo vetem ka filluar, por edhe po prodhon disa rezultate domethenese.
Une mendoj se ka gjithashtu edhe nje afat shume te rendesishem
kushtetues qe eshte mbushja e afatit 6 mujor kur anetaret e parlamentit
duhet te zene vendet e tyre ne parlament.
Skenar pozitiv do te ishte qe opozita te hyje ne parlament brenda ketyre
datave, ne saje te nje marreveshjeje qe do te bente te mundur vazhdimin
e dialogut politik, i cili nuk eshte nje gje e jashtezakonshme, por
dicka normale dhe e zakonshme ne cdo demokraci“, deklaron Montobio.
Ambasadori i Spanjes ne Tirane, ai i Komisionit Europian Lohan dhe
ambasadori i Shteteve te Bashkuara Widhers, kane qene te impenjuar javet
e fundit per te bindur palet qe te ulen sa me pare ne tryezen e kreut
te shtetit, me shpresen per te prodhuar nje zgjidhje per krizen
politike.
Elona Gjylmi
< I mëparshmi