Meta: Fundi i bojkotit, pa hapjen e kutive
Nga Sllovenia ku ndodhej për një vizitë zyrtare, ministri i Jashtëm dhe zv/ kryeministri Ilir Meta, shprehet optimist për një zgjidhje të shpejtë të krizës në vend. Por sipas tij fundi i bojkotit duhet të vijë pa hapjen e kutive.
Meta ka njoftuar gjithashtu nisjen e procedurave për ripërcaktimin e
koordinatave detare me Greqinë. Qeveritë e të dy vendeve po eksplorojnë
të gjitha rrugët ligjore dhe kushtetuese që marrëveshja e re të mos
pësojë fatin e të parës. Ministri i Jashtëm bëri të ditur gjithashtu
ngritjen e një komisioni të përbashkët shqiptaro slloven për tregtinë
dhe ekonominë.
Elona Gjylmi