Plagosja e të riut te pishinat, arrestohet autori i dyshuar
Bie në pranga autori i plagosjes
së një të riu te pishinat.
Policia e Tiranës ka vënë në
pranga autorin që plagosi dy ditë
më parë 22-vjeçarin Maringlen
Çami, te pishinat, që ndodhen
te Kodrat e Liqenit. Ai është
54-vjeçari Sahit Byberi. Mësohet
se arrestimi u bë gjatë natës,
duke gdhirë dita e djeshme në
afërsi të banesës së tij në Tiranë.
Megjithatë, arma e krimit nuk
është gjetur. Burimet policore
bënë të ditur se është kërkuar,
por deri tani pistoleta nuk është
gjetur, për të cilën mendohet se
është hedhur në liqen. Ngjarja
ndodhi pasditen e së premtes
tek kompleksi i pishinave pranë
Liqenit Artifi cial, ku emigranti i
kthyer nga Anglia ka qëlluar me
pistoletë në këmbë 22-vjeçarin.
I riu përfundoi në spital në gjendje
të rëndë për shkak të hemorragjisë
nga plaga me armë zjarri,
por sipas mjekëve është jashtë
rrezikut për jetën. Autori i krimit
Sahit Byberi u largua menjëherë
nga vendi i ngjarjes me një automjet
tip "Range Rover" për
nga drejtimi i Kodrave të Liqenit
Artificial. Shërbime të shumta
të Komisariatit numër 2 të Policisë
së Tiranës dhe Drejtorisë së
Policisë së Qarkut kryen kontrolle
në zonën përreth si dhe pranë
banesës së tij, duke bërë arrestimin
e autorit. Burimet policore
të kryeqytetit bënë të ditur dy
ditë më parë se për këtë ngjarje
janë njoftuar rreth orës 17:00
dhe menjëherë kanë shkuar në
vendin e ngjarjes, duke bërë
rrethimin e zonës. Sipas tyre,
ngjarja është regjistruar te pishinat,
që ndodhen afër Kodrave
të Liqenit. 22-vjeçari Mariglen
Çami ka qenë duke pushuar në
këtë ambient, bashkë me disa të
afërm. Në një moment është përplasur
me një vajzë, teksa ishin në
pishina dhe shoqëruesi i saj i ka
kërkuar llogari pse i prekte gruan.
Ai ka mbetur i shtangur dhe
aty kanë debatuar, derisa kanë
ndërhyrë rojet e pishinës për
të shuar debatin. Nga kjo, rojet
kanë nxjerrë jashtë dy pushuesit.
Në këtë moment, sapo ka dalë,
pushuesi tjetër, ka hyrë në mjetin
e tij "Range Rover", me targa angleze,
duke marrë një pistoletë,
me të cilën ka qëlluar në drejtim
të 22-vjeçarit. Më pas, ai është
larguar me shpejtësi, ndërkohë
që policia ka nisur kërkimin e tij.
Grupi hetimor ka shoqëruar për
këtë ngjarje dy rojet e pishinës, në
cilësinë e dëshmitarëve okularë,
që kanë dijeni për ngjarjen. Nga
të dhënat e mbledhura, policia
thotë se i dyshuari i krimit është
nga Tropoja. Ky fakt është vënë në
dijeni nga dëshmitarët, të cilët e
kanë njohur nga theksi i të folurit.
Nga mjekët e Spitalit Ushtarak
mësohet se gjendja shëndetësore
e të riut është stabilizuar, pavarësisht
se plaga është e rëndë, pasi
ka humbur shumë gjak.
së një të riu te pishinat.
Policia e Tiranës ka vënë në
pranga autorin që plagosi dy ditë
më parë 22-vjeçarin Maringlen
Çami, te pishinat, që ndodhen
te Kodrat e Liqenit. Ai është
54-vjeçari Sahit Byberi. Mësohet
se arrestimi u bë gjatë natës,
duke gdhirë dita e djeshme në
afërsi të banesës së tij në Tiranë.
Megjithatë, arma e krimit nuk
është gjetur. Burimet policore
bënë të ditur se është kërkuar,
por deri tani pistoleta nuk është
gjetur, për të cilën mendohet se
është hedhur në liqen. Ngjarja
ndodhi pasditen e së premtes
tek kompleksi i pishinave pranë
Liqenit Artifi cial, ku emigranti i
kthyer nga Anglia ka qëlluar me
pistoletë në këmbë 22-vjeçarin.
I riu përfundoi në spital në gjendje
të rëndë për shkak të hemorragjisë
nga plaga me armë zjarri,
por sipas mjekëve është jashtë
rrezikut për jetën. Autori i krimit
Sahit Byberi u largua menjëherë
nga vendi i ngjarjes me një automjet
tip "Range Rover" për
nga drejtimi i Kodrave të Liqenit
Artificial. Shërbime të shumta
të Komisariatit numër 2 të Policisë
së Tiranës dhe Drejtorisë së
Policisë së Qarkut kryen kontrolle
në zonën përreth si dhe pranë
banesës së tij, duke bërë arrestimin
e autorit. Burimet policore
të kryeqytetit bënë të ditur dy
ditë më parë se për këtë ngjarje
janë njoftuar rreth orës 17:00
dhe menjëherë kanë shkuar në
vendin e ngjarjes, duke bërë
rrethimin e zonës. Sipas tyre,
ngjarja është regjistruar te pishinat,
që ndodhen afër Kodrave
të Liqenit. 22-vjeçari Mariglen
Çami ka qenë duke pushuar në
këtë ambient, bashkë me disa të
afërm. Në një moment është përplasur
me një vajzë, teksa ishin në
pishina dhe shoqëruesi i saj i ka
kërkuar llogari pse i prekte gruan.
Ai ka mbetur i shtangur dhe
aty kanë debatuar, derisa kanë
ndërhyrë rojet e pishinës për
të shuar debatin. Nga kjo, rojet
kanë nxjerrë jashtë dy pushuesit.
Në këtë moment, sapo ka dalë,
pushuesi tjetër, ka hyrë në mjetin
e tij "Range Rover", me targa angleze,
duke marrë një pistoletë,
me të cilën ka qëlluar në drejtim
të 22-vjeçarit. Më pas, ai është
larguar me shpejtësi, ndërkohë
që policia ka nisur kërkimin e tij.
Grupi hetimor ka shoqëruar për
këtë ngjarje dy rojet e pishinës, në
cilësinë e dëshmitarëve okularë,
që kanë dijeni për ngjarjen. Nga
të dhënat e mbledhura, policia
thotë se i dyshuari i krimit është
nga Tropoja. Ky fakt është vënë në
dijeni nga dëshmitarët, të cilët e
kanë njohur nga theksi i të folurit.
Nga mjekët e Spitalit Ushtarak
mësohet se gjendja shëndetësore
e të riut është stabilizuar, pavarësisht
se plaga është e rëndë, pasi
ka humbur shumë gjak.