Mat, gjendet i mbytur në lumë një 60 vjecar
MAT- Gjendet trupi i pajetë i një të moshuari në Mat. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Mallunxë rreth 1 kilometër larg rrugës nacionale, ndërsa konfirmohet dhe nga policia. Kjo e fundit u njoftua nga një banor i zonës, i cili kishte gjetur trupin e pajetë pranë një shkëmbi.
Sipas policisë trupi i përket një personi të moshës rreth 60 vjec, i seksit mashkull, ndërsa ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tij.
Mësohet se trupi i viktimës kishte dëmtime në pjesën e kokës dhe në këmbë, gjë e cila verteton sipas burimeve të policisë se janë shkaktuar gjatë rënies nga shkëmbi.
Ajo që mbetet e paqartë është nëse viktima ka rëndë aksidentalisht apo kemi të bëjmë me një vrasje.
Policia bën të ditur se mbi shkëmb ka gjetur xhaketën e viktimës, ndërkohë që vijojnë hetimet në lidhje me vdekjen e tij.
(m.a/News24/BalkanWeb)