E Diel, 1 Nëntor 2026

Dell: Lëvizjet në qeveri, potencial për një zhvillim pozitiv

PRISHTINE- Ambasadori amerikan në Prishtinë Christopher Dell, zhvillimet e fundit në Qeverinë e Kosovës i vlerëson si “një formë normale e politikës së koalicioneve në një sistem parlamentar”.

"Të gjitha partitë në qeveri dhe opozitë, janë duke bërë kalkulime ku shtrihen interesat e tyre zgjedhore dhe marrin vendime politike mbi këto baza", tha Dell në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Diplomati amerikan konsideron se e "gjithë kjo është e shëndetshme", që ndodh në një demokraci, duke veçuar si të rëndësishëm faktin se " kjo duhet të bëhet në kuadër të kornizës së Kushtetutës së Kosovës". Por, sipas tij "aktivitetet jashtë Kushtetutës, "nuk duhen toleruar"
(telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›