E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli merr mbështetje nga homologia islandeze për anëtarësimin në BE

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot Kryetaren e Parlamentit të Islandës, Asta Johannesdottir. Kryetarja e Kuvendit e cilësoi vizitën në Tiranë të zyrtares së lartë islandeze si të rëndësishme për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Zyrtarja islandeze konfirmoi mbështetjen e vendit të saj ndaj proceseve integruese të Shqipërisë. Parlamenti i Islandës, parlamenti më i vjetër në botë, i themeluar në vitin 930, ka qenë një mbështetës i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe zonja Johannesdottir vlerësoi partneritetin me Shqipërinë edhe në rrugën e përbashkët drejt BE-së. Ndërkaq Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Topalli duke vënë theksin në rëndësinë e kësaj vizite shprehu bindjen se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve do të njohë të tjera nivele dhe se Shqipëria mirëpret investime të biznesve islandeze.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›