E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, eksploziv në shtëpinë e policit të paraburgimit

VLORE- I kishin planifikuar atentat me eksploziv një efektivi të policisë së paraburgimit në Vlorë, por fatmirësisht ka dështuar. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në banesën njëkatëshe të policit, Fatmir Shkurti në lagjen ’24 maji’.
Rreth orës 22, i zoti i shtëpisë ka dëgjuar një shpërthim mbi taracë, shpërthim që është ndjerë në të gjithë ndërtesën, por pa shkaktuar dëme materiale apo të lënduar. 

Më pas ai ka dalë në oborr për të vëzhguar, por nuk ka parë njeri dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.
Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes, forcat e policisë dhe ekspertët kanë arritur në përfundimin se shpërthimi ishte atentat ndaj policit të paraburgimit Fatmir Shkurti, pasi në taracën e shtëpisë kishin gjetur një fitil dinamit rreth 15 centimetra të gjatë. Sipas policisë ngjarja ka lidhje me detyrën e të zotit të shtëpisë, si guardian në paraburgim, ndërsa vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›