E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat, në prag tëvitit të ri shkollor 4shkolla pa dyer e dritare

MAT- Më 6 shtator, qindra fëmijë në të gjithë rrethin e Matit, sikurse mijëra të tjerë në të gjithë Shqipërinë, do të nisin vitin e ri mësimor. Shumë prej tyre do të ulen në bankat e shkollës për herë të parë, por që ditën e parë të mësimit, duket se do të zhgënjehen nga pamja e shkollës.

Në shkollën 9-vjecare 31 Korriku në qendër të qytetit të Burrelit, gjendja e së cilës nuk mund të përshkruhet me fjalë, muret janë tërësisht të palyer, xhamat të thyer, dritaret, bankat, karriget po ashtu.

Pamja e saj për ish-nxënësit në shkollën më të vjetër të qytetit të Burrelit, i ngjan më tepër një burgu. Rikonstruksioni do të ishte vendimi më i përshtatshëm për ti dhënë shkollës pamje të re dhe funksion normal, si një institucion i nderuar i dijes. Por duket se në të njejtën gjendje është edhe shkolla në fshatin Gërman e ajo në Bushkash, të cilat nuk kanë dyer, dritare dhe janë tërësisht të palyera, për të mos folur për bazën mësimore.

As shkolla e mesme “Gjergj Kastrioti” duket se nuk do të presë nxënësit këtë vit, pasi rikonstruksioni i saj ende nuk ka mbaruar. Me sa duket edhe këtë vit mësimor, shumë nxënës në Mat do të enden me cantat në krah për të studiuar në shkolla të tjera, larg vendeve të tyre të banimit.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›