“Gërdeci” troketnë zyrën e Berishëspër dëmshpërblim
TIRANE- Familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit do të trokasin në "derën" e kryeministrit Sali Berisha për të kërkuar dëmshpërblim për humbjen e jetës së njerëzve të tyre të dashur në shpërthimin e 15 marsit 2008. Avokatët e familjarëve kanë bërë gati kërkesën e radhës për shefin e ekzekutivit dhe në rrugë administrative kërkojnë që qeveria shqiptare të japë 200 milionë lekë si dëmshpërblim për secilën jetë të humbur në Gërdec. "Pas refuzimit të kërkesës për dëmshpërblim nga Ministria e Mbrojtjes, kemi vendosur t'i drejtohemi Këshillit të Ministrave. Nëse dhe në këtë organ nuk do të marrim përgjigje, do ta kërkojmë të drejtën në gjykatë", tha njëri nga avokatët. Kërkesa e firmosur nga të paktën 15 familje të dëmtuara nga tragjedia, për shkak se kanë humbur të afërmit e tyre, do të dorëzohet në kryeministri në fillim të muajit shtator, kur pritet të vazhdojë normalisht puna pas sezonit të pushimeve.
Dëmshpërblimi
Pak javë më parë, Ministria e Mbrojtjes, refuzoi kërkesën e familjarëve të viktimave të tragjedisë së 15 marsit 2008, për dëmshpërblimin me një shumë prej 200 milionë lekësh, për çdo jetë të humbur në Gërdec. Të ndodhur përballë një fakti të tillë, avokatët kanë bërë gati kërkesën e radhës, që këtë herë do të dorëzohet në institucion epror. Në fillim të shtatorit, avokatët e familjarëve të viktimave do të ripërsërisin kërkesën për dëmshpërblimin për 26 jetët e humbura në Gërdec gjatë shpërthimit tragjik të fabrikës së demontimit.
"Bëhet fjalë për një kërkesë administrative. Ministria e Mbrojtjes e refuzoi kërkesën tonë, duke mos i dëmshpërblyer familjarët për jetën e njerëzve që mbetën viktima të tragjedisë. Ndaj do t'i drejtohemi Këshillit të Ministrave, duke e apeluar vendimin e ministrisë", - saktësuan avokatët. Sipas tyre, kërkesa do të depozitohet në fillim të shtatorit në kryeministri dhe pritet që brenda një kohë të shkurtër institucioni qendror t'u kthejë përgjigje familjarëve të viktimave. Dera e fundit ku familjarët e të ndjerëve do të trokasin nëse nuk marrin një përgjigje do të jetë gjykata.
Përgjatë këtyre dy viteve, familjarët e viktimave janë endur dyerve të institucioneve për të gjetur drejtësi, duke kërkuar së pari ndëshkimin e përgjegjësve të tragjedisë së rëndë, si dhe dëmshpërblim për jetët e viktimave të tragjedisë. Kërkesat për dëmshpërblim janë refuzuar nga institucionet, ndërsa paditë shumica janë pushuar apo janë në proces gjykimi.
(m.a/GSH/BalkanWeb)