E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet Kuvendi iDukatit, kërkojnëcertifikata pronësie

VLORË- Banorët e Dukatit në Vlorë, të cilët kohë më parë themeluan Kuvendin e Dukatit janë mbledhur sërish nën emrin e këtij organizimi. Me pretendimin se janë pronarë të tokave nga Kepi Gjuhëzës deri në Llogara ata kanë kërkuar organizimin e punës për verifikimin e pronësisë. 

I pranishëm në këtë takim i cili dallon nga takimet formale në zyra ishte dhe vetë kreu i Bashkisë së Orikumit Kanan Braho, që ofroi mbështetje për këtë çështje, të cilën ai e konsideroi madhore.

Në kërkesat e tyre këta banorë ngulmojnë për pronësinë e tokave si dhe hapjen e portës së Karaburunit. Ndërkohë që në fund të takimit të Kuvendin të Madh të Dukatit, ata firmosën një letër ku premtojnë se do ta ndjekin deri në fund cdo hap për të realizuar cdo kërkesë të tyre.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›