OST-ja riparime në rrjetin e transmetimit
Operatori i Sistemit të Trasmetimit ka nisur që të zbatojë një sërë projektesh të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e ndjeshëm të rrjetit të trasmetimit të energjisë elektrike si dhe do të ulë humbjet në rrjet. Drejtori i planifikimit dhe zhvillimit të rrjetit pranë OST-së ka deklaruar se implementimi i projektit është realizuar në këtë periudhë pasi koha është më e përshtatshme. Sipas Demiraj kufizimet kanë qenë mjaft të shkurtra.
Ndërsa përsa i përket kufizimeve në zonat bregdetare drejtori i planifikimit dhe i zhvillimit të rrjetit u shpreh se për këto zona është punuar që koha e shkëputjes së energjisë elektrike të jetë shumë e minimizuar.
Projektet e Operatorit të Sistemit të Trasmetimit për përmirësimin e rrjetit pritet që të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm .