Mat, shirat, bllokohet një bari me bagëtinë në mes të lumit

Moti i paqëndrueshëm dhe rebeshet e shiut gjatë ditës së sotme kanë vështirësuar situatën në vend. Vetëm pak minuta më parë policia informon se një bari bashkë me bagëtinë e tij ka mbetur mes lumit të Matit.
Po sipas këtyre burimeve bariu është shtetasi Ded Markadeda, 63 vjeç, i cili është bllokuar poshtë urës, e cila ndodhet në mes të lumit. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje.
Krahas tyre në ndihmë kanë shkuar dhe zjarrëfikëset dhe forcat RENEA, të cilët po përpiqen të nxjerrin Markadedën së bashku me bagëtinë.
Mësohet se operacioni po vështirësohet nga prurjet e vrullshme të lumit dhe pritet tu vijë në ndihmë një helikopter.
Ndërkohë bëhet e ditur se dhe polumbare nga Tirana jane nisur ne ndihme te operacionit per nxjerrjen e bariut.