E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mata beson në golat e Torresit

Juan Mata insiston se shoku i tij në Chelsea, Fernando Torres po luan mirë për momentin dhe se golat për sulmuesin spanjoll do të arrijnë shumë shpejt.

Ish futbollisti i Atletico Madridit dhe Liverpoolit ka shënuar vetëm dy gola në Premierligë këtë sezon. "Torres është lojtar i mirë dhe i qetë. Ai po ushtron dhe po luan mjaft mirë", deklaroi mesfushori spanjoll për Marca TV. -

"E di se çdokush flet për mungesën e golave të tij, por unë e di se ata do të arrijnë. Ai ka dhënë disa asistime këtë sezon dhe po shkon duke i shndërruar ata asiste në gol", thotë ish futbollisti i Valencias. Mata thotë se është i nderuar dhe i lumtur me sezonin e parë në Londër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›