E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta opozitare në Kirgizi

Qindra protestues u mblodhën në qytetin jugor Jalal-Abad, për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre anëtarëve opozitarë të Parlamentit të Kirgizisë.

Tre liderët e partisë opozitare parlamentare Ata–Jurt, Kamchybek Tashiev, Sadyr Japarov dhe Talant Mamytov, janë arrestuar për shkak të rolit që kishin në protestat e dhunshme të së mërkurës, në Bishkek, ku u tubuan afro 1,000 protestues.

Liderët opozitarë po kërkojnë kthimin e minierës më të madhe të arit në Kirgizi në pronë shtetërore.

Gjatë protestës së të mërkurës lideri i opozitës, Tashiev bëri dje thirrje për rrëzimin e qeverisë, ndërkohë që disa protestues kishin arritur të hynin brenda oborrit të ndërtesës së parlamentit. Policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën.

Ndërkohë, gjatë protestave të së enjtes, që shpërthyen në Jalal-Abad, protestuesit u shprehën se do të vazhdojnë me protesta deri në plotësimin e kërkesave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›