E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mata përshëndetet me Valencian

Anësori i Valencias, Juan Mata, dëshiron të përshëndetet nga Los Che para transferimit te Chelsea.

Dy klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e spanjollit, ndërsa pas testeve mjekësore pritet të nënshkruhet kontrata mes lojtarit dhe Bluve.

“Udhëtoj në Londër për testet mjekësore dhe do të kthehem t`ju them lamtumirë të gjithëve ashtu siç e meritoni... faleminderit shumë!”, ka shkruar Mata në Twitter.

Është thënë se Chelsea dhe Valencia kanë rënë dakort për shumën prej 27 milionë eurosh për transferimin e 23-vjeçarit, mirëpo asnjë nga klubet nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me detajet financiare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›