Berbatov nuk është në shitje

Nga Express më 22 gusht 2011 në ora 21:00
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov nuk është në shitje ka njoftuar klubi nga Old Trafford.
Paris Saint Germain me pronarët e rinj nga Qatar Investment Authority shpenzuan rekord të klubit 42 milionë euro për transferimin e mesfushorit Javier Pastore nga Palermo dhe synojnë të sjellin përforcime tjera gjatë kësaj vere.
Berbatov është njëri prej emrave të përfolur me kalim në Paris por drejtori sportiv i PSG-s Leonardo tha për France Football: “Kam biseduar me Fergusonin nëpërmjet telefonit dhe ai më ka thënë se llogarit në Berbatovin dhe ai nuk është në shitje”.