E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuyt ka ofertë nga Interi

Nga Express më 22 gusht 2011 në ora 22:01

Menaxheri i sulmuesit të Liverpoolit, Dirk Kuyt ka bërë të ditur se klienti i tij ka marr ofertë nga gjiganti italian Inter.

Kuyt nënshkroi kontratë të re me Liverpoolin në prill, ndërsa tani do të vendosë rreth ofertës nga Nerazzurrët ka njoftuar menaxheri i tij Rob Jansen.

“Inter ka paraqitur ofertë atraktive për Dirkun dhe ai tani duhet të vendosë rreth saj. Mirëpo, klubet ende nuk kanë arritur marrëveshje”, tha Jansen për RTV West. Kuyt iu bashkua Liverpoolit për 9 milionë funte nga Feyenoord më 2006.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›