Tensioni Real-Barça kërcënon Spanjën

Armiqësia mes Real Madridit dhe Barcelonës që arriti në pikën e saj më të lartë gjatë përballjes së tyre javën e kaluar kërcënon ekipin kombëtar të Spanjës para Euro 2012, ka thënë mesfushori i Malagës dhe Spanjës, Santiago Cazorla, të hënën.
“Situata në ekipin kombëtar është e tensionuar. Sa do që dëshirojmë t’i shmangemi, këto ndeshje të kupës kanë ndikim në marrëdhënie”, tha ai për të përditshmen La Nueve Espana, duke iu referuar përballjes së Superkupës.
“Atmosfera është ende shumë e mirë”, në ekipin kombëtar, por ai paralajmëroi: “Nëse ky problem vazhdon atëherë mund të ketë ndikim negativ që mund të sjellë dëme të mëdha”.
Ndeshja e dytë e Superkupës mes Barcelonës dhe Realit në Nou Camp të mërkurën e kaluar përfundoi me përleshje mes futbollistëve dhe stafit teknik, ku trajneri i Realit Jose Mourinho e pickoi në sy asistentin e Barcelonës, Tito Vilanova. Shumica e futbollistëve të Realit dhe Barcelonës janë anëtar kyçë të Kombëtares spanjolle, fitues të Kampionatit botëror 2010.
Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque – ish-trajner i Real Madridit– tha në qershor se rivaliteti ka lënë “gjurmë” në ekipin kombëtar dhe ato kanë nevojë të shërohen.