Weiss përforcon Dynamo Kievin

Nga Express më 22 gusht 2011 në ora 23:03
Mesfushori sllovak Vladimir Weiss është transferuar në Dynamo Kiev nga Manchester City, ka njoftuar klubi ukrainas të hënën.
"Po, Vladimir Weiss ka kaluar testet mjekësore dhe së shpejto do t’i bashkohet ekipit tonë”, tha trajneri i Dynamos, Yuri Semin për mediet ukrainase. Weiss 21 vjeq është biri i selektorit të Sllovakisë dhe emnakut Vladimir.
Ai iu bashkua Cityt nga Inter Bratislava në moshën 16 vjeq por dështoi të zërë vend në ekipin nga Eastlands dhe ishte huazuar në Bolton Wanderers dhe Glasgow Rangers.