E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matematika ne kuzhine, nje kabaret matematico-kulinar

Me rastin e Javes se IX se Gjuhes Italiane ne Bote, dedikuar temes "Italishtja mes artit, shkences dhe teknologjise", Instituti Italian i Kultures ka prezantuar ne Teatrin Kombetar te Tiranes. spektaklin "Matematika ne kuzhine" te Compagnia Pupi e Fresedde - Teatro Stabile di Rifredi - Firenze. Spektakli "Matematika ne kuzhine" nuk eshte gje tjeter vecse nje kabare matematiko-culinar! Si te thuash: Pitagora ne skenen e Zelig. Nje veper kurioze ku matematika argetohet duke u shfaqur atje ku me pak e pret: ne kuzhinen e shtepise sone. Sepse, po ta shohesh mire, dhe ne kete mbreteri te aromave dhe shijeve, pas rubinetit te ujit ose pas nje patateje qe duhet qeruar, mund te dalin alkimi te papritshme matematike, ndonjehere aspak ushqimore. E rendesishme eshte, te dish te besh pyetje. Keshtu, gjate pergatitjes se nje sallate dhe nje pjate spageti, mund te pyesesh veten: pse salsicet ziejne me shpejt se mishi? Kush eshte forma me e mire e nje bolieri? Cdo objekt mund te behet spunto per nje zbulim matematik i pare brenda realitetit, duke cmitizuar legjenden e nje disipline te evituar nga te gjithe, nga qe eshte shume abstrakte.

Ne nje kuzhine te mbushur me surpriza, nuk do beje cudi qe trajtimi i lendes shkencore t'i jepet jo nje profesori te shquar, por nje cifti te zhelosur komikesh estrade: shkrimtari i hutuar Pinotto, qe hiqet si princi i te gatuarit, dhe i fuqishmi por mendjemadhi matematicieni Gianni, te detyruar nga statusi i tyre prej beqaresh ndajne dy dhoma e nje kuzhine ne rrethinat e Universitetit; role qe i perkasin nje kabaretisti te afirmuar si Andrea Muzzi, i mbeshtetur nga nje Andrea Bruno Savelli brilant. I marre nga libri omonim i Enrico Giusti - drejtor i Muzeut per Matematiken i Firences - dhe i transformuar ne spektakel nga Angelo Savelli - regjisor i interesuar prej disa vitesh per raportet mes Shkences dhe Teatrit - "Matematika ne kuzhine", e gjitha e vendosur mes tenxhereve dhe vatrave te sobes, hapeseve te konservave dhe kafetieres, na sugjerohet si nje recete e shijshme shkencoro/kulinare per te gjithe ata qe matematiken s'e kane gelltitur dot kurre.

Pitagora

Spektakli "Matematika ne kuzhine" nuk eshte gje tjeter vecse nje kabare matematiko-culinar! Si te thuash: Pitagora ne skenen e Zelig. Nje veper kurioze ku matematika argetohet duke u shfaqur atje ku me pak e pret: ne kuzhinen e shtepise sone. Sepse, po ta shohesh mire, dhe ne kete mbreteri te aromave dhe shijeve, pas rubinetit te ujit ose pas nje patateje qe duhet qeruar, mund te dalin alkimi te papritshme matematike, ndonjehere aspak ushqimore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›