E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani rregullues, si do te zgjidhe trafikun aktual

Ne planin rregullues te Tiranes jane parashikuar zonat ku mjetet marrin perparesi ne levizje. Automjetet private do te kene perparesi ne levizje ne Unazen e madhe dhe jashte saj, ndersa brenda unazes deri ne zonen e qendres, perparesia do t'i kaloje sherbimit urban. Makinat private qe do te kalojne ne brendesi te zones se Unazes se madhe, do te jene te reduktuara. Per t'i dhene me shume hapesire sherbimit publik, do te krijohen korsi te vecanta per autobuset ne arteriet kryesore. Pergjate lumit te Lanes, do te kete korsi te vecanta per kembesoret dhe bicikletat. Zona ku do te kene teresisht perparesi kembesoret eshte qendra e Tiranes, e percaktuar edhe ne planin per qendren, po ashtu edhe ne planin rregullues, ne qender nuk do te lejohet me kalimi i asnje automjeti, devijimi i tyre do te behet ne Unazen e vogel. Ne kete menyre automjetet po ashtu edhe linjat urbane do te kalojne jashte sheshit "Skenderbej". Hapesira e krijuar mes Bankes se Shqiperise, Muzeut Historik Kombetar, 15-kateshit, bashkise se Tiranes, Ministrise se Brendshme dhe Ministrise se Mbrojtjes, do te jete e lejueshme vetem nga kembesoret dhe bicikletat. Automjetet do te mund te levizin jashte trajektores se krijuar nga keto objekte. Parkimi eshte nje tjeter problem qe plani rregullues, merr persiper t'i jape zgjidhje. Ai parashikon zona parkimi ne rruge dhe jashte saj. Po keshtu edhe ne qender.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›