Rruge, ndricim dhe kanalizime prane burgut 313
Zona prane burgut 313, eshte perfshire ne rikonstruksion te plote, me nje fond te vene ne dispozicion nga bashkia e Tiranes prej 250 milione lekesh. Ky fond parashikon zgjerimin e rrugeve ekzistuese nga 6 ne 9 metra, si dhe shtrimin e trotuareve me pllaka betoni veteshtrenguese, si element dekorativ. Per sa i perket ceshtjes se parkimit, eshte pasur parasysh nevoja ne rritje per sheshe parkimi ne zone dhe per kete arsye, ne hartimin e projektit te zbatimit eshte pare mundesia e ndertimit te shesheve te parkimit publik shtese, per banoret e zones, atje ku ka pasur mundesi dhe ka pasur sheshe te lira. "Jane 54 hektare "kandahar" qe po kthehen ne 54 hektare te Tiranes evropiane dhe qe po integrohen me hapesiren e zhvilluar dhe ne zhvillim te kryeqytetit", eshte shprehur gjate inspektimeve te punimeve kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama. Sipas tij, Tirana do te vazhdoje te transformohet dhe do te vazhdoje te kthehet ne nje qytet ku te gjithe nga qendra deri ne periferine me te larget do te ndihen realisht pjese e nje rruge te perbashket drejt Evropes. Po keshtu rikonstruksioni parashikon edhe ndertimin i nje rrjeti te ri kolektoresh dhe pesetash per ujerat e shiut dhe te ujerave te zeza. Ne rehabilitimin e plote te rrugeve te bllokut eshte parashikuar komponenti i gjelberimit. Keshtu, eshte pasur parasysh si gjelberimi i siperfaqeve te lulishteve ashtu edhe ai rrugor, me peme dekorative.
Punimet
Prej vitesh kryeqyteti eshte perfshire ne rikonstruksione te ndryshme te blloqeve te banimit. Keshtu lagje te tera iu nenshtrohen punimeve duke filluar nga rruget, ndricimi rrugor, rrjeti elektrik si dhe kanalizimet e ujerave te bardha dhe te zeza.
Punimet
Prej vitesh kryeqyteti eshte perfshire ne rikonstruksione te ndryshme te blloqeve te banimit. Keshtu lagje te tera iu nenshtrohen punimeve duke filluar nga rruget, ndricimi rrugor, rrjeti elektrik si dhe kanalizimet e ujerave te bardha dhe te zeza.