Matematika, nxenesit ankohen: Testi ishte i veshtire
Rreth 50 mije nxenes ne te gjithe vendin i jane nenshtruar dje provimit te dyte te lirimit, atij te matematikes. Ne te gjitha shkollat e sistemit 9-vjecar nxenesit e klasave te 9-ta kane marre ne duar testin ne oren 10 te paradites se djeshme dhe e kane dorezuar ate ne oren 12.30. Nxenesit kane bere te ditur se testi ishte i veshtire ndryshe nga testi i pare, ai i gjuhes dhe i letersise per te cilin thane se ishte i nivelit mesatar dhe i krijonte mundesi qe te shpreheshin te gjithe nivelet e nxenesve. Te pakten keshtu bejne te ditur per gazeten nxenesit e klases se 9-te te shkolles Jeronim De Rada ne Tirane. “Te them te drejten mua m’u duk i veshtire si test, por edhe shoket dhe shoqet e klases me te cilet po bisedonin tani pas perfundimit te provimit po thone po te njejten gje qe ishte disi i veshtire. Ne u mesuam me testin e gjuhes dhe te leximit qe patem javen e kaluar qe ishte i thjeshte dhe na pelqeu. Por kuptohet qe matematika eshte me e veshtire, pasi eshte ekzakte dhe nuk le shume vend per krijimtari te lire. Se kalon dot kollaj”, eshte shprehur Erindi nxenes i klases se 9-te. Ai gjithashtu tregon se provimi u zhvillua me shume rregull. “Zyshat nuk na linim te kthenim koken prapa. Telefonat celulare na i mblodhem qe pa filluar provimi. Pra s’kishim mundesi te kopjonim pervec ndonje rasti ku na tregonte vete zysha”, tregon ai. Provimi i matematikes eshte provimi i dyte i lirimit. Me kete provim nxenesit e klasave te 9-ta perfundojne ciklin e studimeve te arsimit baze dhe kalojne ne sistemin tre-vjecar te gjimnazeve apo shkollave te tjera te mesme. Ministria e Arsimit ka bere te ditur se sot do te nise procesi i korrigjimit te testeve qe do te menaxhohet nga drejtorite Arsimore Rajonale ne mbare vendin. Po gjate dites se sotme pritet qe MASH te beje publike edhe notat per provimin e pare te lirimit ate te gjuhes dhe leximit i cili eshte dhene ne daten 12 qershor. Sipas ministrise shumica e drejtorive arsimore e kane perfunduar procesin e korrigjimit, ndersa ka mbetur vetem Tirana, e cila kuptohet qe ka dhe numrin me te madh te nxenesve.
Provimi
Provimi i matematikes eshte provimi i dyte i lirimit. Me kete provim nxenesit e klasave te 9-ta perfundojne ciklin e studimeve te arsimit baze dhe kalojne ne sistemin tre-vjecar te gjimnazeve apo shkollave te tjera te mesme. Ministria e Arsimit ka bere te ditur se sot do te nise procesi i korrigjimit te testeve qe do te menaxhohet nga drejtorite Arsimore Rajonale ne mbare vendin. Po gjate dites se sotme pritet qe MASH te beje publike edhe notat per provimin e pare te lirimit ate te gjuhes dhe leximit i cili eshte dhene ne daten 12 qershor.