E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matematika, u testuan 33.400 maturantë

 

Me provimin e matematikës, maturantët mbyllën sot provimet e detyruara të maturës shtetërore. Rreth 33. 400 maturantë dhanë këtë provim, të mbikqyrur nga 2.000 administratorë në të gjithë vendin.

Provimi kishte gjithsej 25 kërkesa (13 me alternativa dhe 12 pyetje me zhvillim) dhe nxënësit, për të marrë pikët maksimale duhet të grumbullojnë 50 pikë.

Të gjithë të interesuarit mund të gjejnë përgjigjet e testit të provimit nesër në gazetën “Shekulli”.

Sipas raportimeve tevazhdueshme të Drejtorive Arsimore Rajonale dhe të përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në to, provimi u zhvillua normalisht dhe pa probleme.

Siç u veprua edhe për provimin e Gjuhë-letërsisë, testet e plotësuara me të njëjtat masa sigurie do të nisen në drejtim të shkollës “Sabaudin Gabrani” në Tiranë, ku do të shpërndahen për t’u korrigjuar në 4 qendra vlerësimi në Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Fier.

Rreth 155 korrigjues të testeve do të fillojnë nga puna ditën e premte, 20 qershor 2008, në këto 4 qendra.

Për një mbarëvajtje korrekte të zhvillimit të provimit, administratorët (ashtu si në provimin e parë të letërsisë jo vetëm nuk ishin mësues të shkollës ku administruan dhe jo të lëndës përkatëse, por për herë të parë ata u shkëmbyen midis rretheve të ndryshme.

Dje, në orën 22.30 të mbrëmjes, filloi shpërndarja e testeve të provimit të matematikës nga Agjensia Qendrore e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA) në drejtim të Drejtorive Arsimore Rajonale (DAR).

Sipas një grafiku të caktuar, zonat më të thella tërhoqën të parat testet e provimit. Shpërndarja filloi me Tropojën, për të përfunduar me Tiranën, në orën 6.00 të mëngjesit të sotëm.

Plot 17 specialistët e AVA-s të izoluar prej 7 ditësh nën masa të rrepta sigurie, pasi hartuan dhe printuan 33.400 testet e matematikës, sot në orën 10:00 dolën nga KOEPS (Koha e Ekpozimit Potencial të Sekretit), në momentin që në gjithë Shqipërinë u hapën dosjet me testet dhe filloi provimi i matematikës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›