Parlamenti i ri i Maqedonisë, deri në fund të javës
Deri në fund të javës Parlamenti i Maqedonisë pritet të mbajë seancë konstituive për verifikimin e mandatave të deputetëve që fituan partitë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Duke iu referuar Kushtetutës së Maqedonisë, seanca konstituive të mbahet 20 ditë pas mbarimit të zgjedhjeve.
Seanca caktohet nga kryetari i Parlamentit të përbërjes së mëparshme, por nëse nuk thirret në afatin e parashikuar, atëherë deputetët vetë e konstituojnë Parlamentin në ditën e 21-të pas mbarimit të zgjedhjeve.
Ndërkaq presidenti i Maqedonisë, sipas agjencisë Ina është i detyruar që në afat prej 10 ditësh pas konstituimit të Parlamentit, ia beson mandatin për përbërjen e qeverisë, kandidatit të partisë, pse partive, të cilat kanë shumicën në Parlament.
Në harkun e 20 ditëve, Parlamentit i parashtrohet programi dhe i propozohet përbërja e qeverisë.
Seancën për zgjedhje të Qeverisë, kryetari i Parlamentit e cakton në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të propozimit për programin dhe përbërjen e Qeverisë.
Sipas afateve të parashikuara, Qeveria e Maqedonisë do të finalizohet më 6 gusht.