E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa e uritur për trofe. A do ta "ushqeje" Teuta?

Dash Frashëri
- Tirana pret vetëm përfundimin e kampionatit (të shtunën) për të pronësuar zyrtarisht trofeun e 23-të, ndërkohë që sezonit futbollistik shqiptar i ka mbetur vetëm një enigmë, fituesi i Kupës së Shqipërisë. Besa-Teuta (sot ora 19:00 në "Qemal Stafa", gjyqtar Albano Janku), nuk po vlerësohet nga media dhe ekspertët thjesht si një finale për të përmbushur një detyrim të Kupës së Shqipërisë, por si një test i ndershmërisë së futbollit, ku hamendjet për një rezultat të parafiksuar (në të mirë të Besës) do të përcaktojnë edhe imazhin (e rënë) të futbollit shqiptar. Për herë të parë pas vitit 2000, kur trofeun e diskutuan Teuta dhe Lushnja, në atë të vitit 2007 nuk do jetë një ekip nga kryeqyteti por do ta ndajnë mes tyre dy fqinjë të mirë. Skuadra e Teutës, që e ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën UEFA për sezonin e ardhshëm, është ekipi që ka diskutuar më shumë finale në shekullin e ri: plot pesë herë, ndërkohë që Tirana e ka diskutuar atë katër herë dhe Partizani vetëm një herë. STATISTIKA FAVORITE Nëse për bazë do të merreshin statistikat për të nxjerrë dhe përfundimin (teorik) se kush do të ishte fituesi i Kupës së 55-të të Shqipërisë, pa më të voglin dyshim emri fitues do të quhej Teuta. Ndodhet në një pozicion shumë të mirë në klasifikim (e 2-ta), kundrejt një Bese të vendit të gjashtë, por me një diferencë të qartë pikësh, + 23 për Teutën e Sulejman Starovës, trajnerit të vetëm që mbijetoi në një kampionat ku në 32 javë drejtuan 30 trajnerë. Emrat e mëdhenj që eliminoi gjatë rrugës skuadra durrsake: në cerekfinale Tiranën dhe në gjysmëfinale rekordmenin Partizani (ndaj të cilit Teuta ishte kualifikuar edhe në vitin 2005) e shohin skuadrës durrsake si favoriten kryesore. Në tetë finalet e para të diskutuara nga viti 1957, Teuta ka mundur të ngrejë trofeun e dytë më të rëndësishëm vetëm tri herë në vitet 1995, 2000 dhe 2005. Teuta, gjatë rrugës së saj eliminoi në cerekfinale Tiranën dhe më në gjysmëfinale rekordmenin Partizani, ndaj të cilit Teuta ishte kualifikuar edhe në vitin 2005. Teuta mungon vetëm dy herë në finalet e luajtura që nga viti 2000, duke shënuar edhe një rekord me pesë pjesëmarrje, por gjithsesi shumë larg rekordmenit Partizani, që ka marrë pjesë në 28 finale (15 të fituara). DY KUPA NJËHERËSH Durrsakët janë në finalen e nëntë të Kupës së Shqipërisë, ndërsa kundërshtari i saj, Besa, në të shtatën, por me një rikthim pas 15 vjetësh në dy më të mirat e Shqipërisë. Besa shpreson shumë se do të fitojë finalen e 16 majit, që do të ishte dhe hera e parë për të në historinë e 49 edicioneve të Kupës së Shqipërisë ku ka marrë pjesë. Presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili bëri një akt të "cmendur" kur shkarkoi të shtunën e kaluar trajnerin Vasil Bici, shumë më i suksesshëm se dy paraardhësit e tij Hasan Lika dhe Përparim Daiu. Besa nën drejtimin e Bicit arriti të eliminojë në minutën e fundit në cerekfinale Dinamon (0-2), madje duke provokuar edhe një furtunë shkarkimesh te blutë. Optimizmi në kampin kavajas është i lartë edhe pse presidenti Bizhdili u vendosi një gjobë prej 1000 eurosh cdo lojtari për mosimpenjime n katër ndeshjet e fundit (katër humbje), por trajneri i komanduar Ylli Teliti, i duhet të përmbushë një detyrë të vështirë për të sjellë në Kavajë, jo vetëm Kupën e Shqipërisë (për herë të parë), por dhe pjesëmarrjen në Kupën UEFA, në kompeticionin e të cilit kavajasit nuk kanë marrë pjesë asnjëherë. HISTORIA E TEUTËS Për herë të parë Teuta (asokohe e njohur si Lokomotiva) ka qenë në finalen e vitit 1957, kur humbi me Partizanin me rezultatin 2-0. Në vitin 1975, pas 18 vitesh mungesë Teuta diskutoi finalen e dytë me Labinotin (Elbasanin) ku i humbi të dyja ndeshjet me rezultatin 1-0. Hera e tretë është ajo e vitit 1994 kur humbi me Tiranën (0-0, 0-1), për ta përsëritur finalen e katërt një vit me pas (1995) po me Tiranën, por të fituar me penallti (4-3). Rikthim madhështor në vitin 2000 ku fitoi edhe Kupën e dytë të Shqipërisë përballë Lushnjës nga gjuajtjet e penalltive: 5-4, pas rezultatit 0-0 në lojë. Sërish në finale një vit më pas, kur humbi në finalen e vitit 2001 me Tiranën thellësisht 5-0. Në vitin 2003, Teuta është përballë Dinamos ku humbi 1-0, ndërsa në vitin 2005 në finalen e luajtur në stadiumin e Elbasanit, Teuta pas rezultatit 0-0 në lojë fitoi me penallti kundër Tiranës. HISTORIA E BESËS Për herë të parë Besa ka marrë pjesë në finale në edicionin e 12-të Kupës, atë të vitit 1961, kur u ndesh në finale me Partizanin (1-1, 0-1). Finalja e dytë është ajo e vitit 1963, kur Besa u përball me 17 Nëntorin (sot Tirana). Humbi ndeshjen e parë në kryeqytet me rezultatin 2-0 dhe fitoi në Kavajë 3-2. Pas 18 vitesh mungesë, Besa i rikthehet finales së tretë. Dinamo mposht Besën me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen e vetme të finales së vitit 1971. Një vit më pas, në finalen e vitit 1972, Besa humbi në Shkodër 2-0 dhe fitoi në Kavajë 2-0, por shkodranët fitojnë Kupën e Shqipërisë falë gjuajtjeve të penalltive: 5-3. Në vitin 1981 në finale për herë të pestë kundër Vllaznisë. Humbi thellësisht ndeshjen e parë në Shkodër 5-1 dhe fitoi atë të kthimit me rezultatin 2-1. Finalja e gjashtë dhe e fundit është ajo kundër Elbasanit në vitin 1992, ku Besa humbi 2-1. DREJT FINALES TEUTA Rruga e Teutës për në finale kaloi përmes Gramshit(1-0, 5-1), më pas Apolonisë (0-0, 2-1), Tiranën (2-1, 2-2) dhe Partizanin (0-0, 1-1). BESA Eliminoi gjatë rrugës së saj Egnatian e Rrogozhinës (1-0, 6-0), Kastriotin(0-3, 4-0) Dinamon (1-2, 2-2) dhe së fundi Shkumbinin (3-3, 1-1) Të gjitha finalet 1- 1939 Tirana, fitues turneu 2- 1948 Partizani-Tirana 3- 1949 Partizani-Tirana 4- 1950 Dinamo-Partizani 5- 1951 Dinamo-Partizani 6- 1952 Dinamo-Tirana 7- 1953 Dinamo-Partizani 8- 1954 Dinamo-Partizani 9- 1957 Partizani-Teuta 10- 1958 Partizani-Skënderbeu 11- 1960 Dinamo-Flamurtari 12- 1961 Partizani-Besa 13- 1963 Tirana-Besa 14- 1964 Partizani-Tomori 15- 1965 Vllaznia-Skënderbeu 16- 1966 Partizani-Vllaznia 17- 1968 Partizani-Vllaznia 18- 1970 Partizani-Vllaznia 19- 1971 Dinamo-Besa 20- 1972 Vllaznia-Besa 21- 1973 Partizani-Dinamo 22- 1974 Dinamo-Partizani 23- 1975 Elbasani-Teuta 24- 1976 Tirana-Skënderbeu 25- 1977 Tirana-Dinamo 26- 1978 Dinamo-Lushnja 27- 1979 Vllaznia-Dinamo 28- 1980 Partizani-Elbasani 29- 1981 Vllaznia-Besa 30- 1982 Dinamo-Tirana 31- 1983 Tirana-Flamurtari 32- 1984 Tirana-Flamurtari 33- 1985 Flamurtari-Partizani 34- 1986 Tirana-Vllaznia 35- 1987 Vllaznia-Flamurtari 36- 1988 Flamurtari-Partizani 37- 1989 Dinamo-Partizani 38- 1990 Dinamo-Flamurtari 39- 1991 Partizani-Flamurtari 40- 1992 Elbasani-Besa 41- 1993 Partizani-Albpetrol 42- 1994 Tirana-Teuta 43- 1995 Teuta-Tirana 44- 1996 Tirana-Flamurtari 45- 1997 Partizani-Flamurtari 46- 1998 Apolonia-Lushnja 47- 1999 Tirana-Vllaznia 48- 2000 Teuta-Lushnja 49- 2001 Tirana-Teuta 50- 2002 Tirana-Dinamo 51- 2003 Dinamo-Teuta 52- 2004 Partizani-Dinamo 53- 2005 Teuta-Tirana 54- 2006 Tirana-Vllaznia 55- 2007 Besa-Teuta Fituesit e Kupave 15 Partizani 13 Tirana 13 Dinamo 5 Vllaznia 3 Teuta 2 Flamurtari 2 Elbasani 1 Apolonia Finalistët e humbur 8 Partizani 8 Flamurtari 6 Tirana 6 Besa 5 Dinamo 6 Vllaznia 5 Teuta 3 Lushnja 3 Skënderbeu 1 Elbasani 1 Albpetrol 1 Tomori

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›