E Shtunë, 31 Tetor 2026

Materiale pornografike në shtëpinë e Bin Ladenit

Nga Express më 14 maj 2011 në ora 13:17

Në shtëpinë në të cilën u vra kreu i Al Qaedes, Osama Bin Ladenit, njësitë që e ndërmorën aksionin kanë zbuluar edhe materiale pornografike. Bëhet fjalë për video-xhirime moderne, kanë deklaruar disa zyrtarë amerikanë.

Siç njoftoi kanali televiziv amerikan, ABC, bëhet fjalë për një sasi të madhe të filmave pornografik.

Më tutje u theksua se materialet pornografike janë zbuluar në një arkë të drurit, e cila gjendej në dhomën e fjetjes së Bin Ladenit.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë theksuan se nuk është e qartë se a i ka shikuar Bin Ladeni vetë këta filma, ngase së bashku me Bin Ladenin në shtëpi kanë qenë edhe një djalë i tij dhe dy bashkëpunëtorë tjerë.

Sipas burimeve amerikane, zbulimi i materialeve pornografike në shtëpitë e bastisura të islamistëve nuk është një gjë e pazakonshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›