SHBA denon sulmin Do mbeshtesim Pakistanin

Shtetet e Bashkuara dënuan atë që e quajtën një sulm brutal në Pakistan nga i cili gjetën vdekjen mbi 80 persona në aktin e parë të hakmarrjes së premtuar për vrasjen e Osama Bin Laden.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër sulmin brutal që shënjestroi një kamp rekrutësh në Pakistanin veriperëndimor”, tha gjatë një takimi me shtypin zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner.
Ai ka shprehur keqardhjen në emër të qeverisë amerikane, duke shtuar se ky sulm tregon se terroristët tregojnë edhe një herë se janë armiqtë e vërtetë të popullit dhe qeverisë pakistaneze.
Sipas Toner, SHBA respektojnë sakrificat e këtij kombi në luftën globale kundër terrorizmit dhe do të vazhdojnë të mbështesin PAkistanin në luftën e përbashkët kundër Al Kaedës dhe organizatave të tjera terroriste.