E Diel, 1 Nëntor 2026

Materialet zgjedhore Nika Nuk jane kycur

Materialet zgjedhore ruhen në godinën e re të Arkivit të Shtetit, një kat poshtë sallave të leximit, në krah të skedarëve të socializmit.

Brenda qeseve të bardha apo dosarëve me etiketat e KQZ-së ndodhen materialet e zgjedhjeve të 2005-ës dhe 2007-ës.

Me një urdhër të KQZ-së, materialet e para zgjedhore mbërritën në Arkiv në vitin 2006, për shkak të problemeve që kishte KQZ për t'i arkivuar.

Kodi Zgjedhor, i ndryshuar në vitin 2008, e shndërroi këtë praktikë në një detyrim ligjor. Por nga pikpamja arkivore, materialet zgjedhore nuk kanë rëndësi historike kombëtare. Ato nuk mund të ruhen përjetë.

“Afati do të përcaktohet nga ekspertë arkivorë, që të gjykohen për sa kohe në do t’i ruajmë. Por sado që t’i ruajmë, materialet nuk janë të kycura në kuptimin e asaj që opinioni publik frikësohet. Komisionet hetimore të Kuvendit, prokuroria apo gjykatat mund t'i hetojnë”, deklaron Nevila Nika.

Një ditë pra, edhe këto materiale zgjedhore do të asgjësohen dhe do të zëvendësohen me materialet e zgjedhjeve të tjera, e kështu me rradhë.

Por deri atëhere, materialet zgjedhore do t'i nënshtrohen përpunimit shkencor dhe sistemit të tyre. Puna për këtë ka filluar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›