E Shtunë, 31 Tetor 2026

Materniteti "Mbretëresha Geraldinë", aktivitet festiv me rastin e festave



Mjekët dhe infermierët në pension përkujtohen nga kolegët e tyre në nderim të punës që kanë bërë. Kështu, festat e fundvitit kanë mbledhur në një aktivitet festiv të gjithë personelin mjekësor të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. Të ftuarit e nderit këtë herë kanë qenë mjekët e dalë në pension, të cilët në këtë fundviti janë shpërblyer me motivacionin “Mirënjohje për shërbim të vyer ndaj nënës dhe fëmijës”. Në këtë ditë festive nuk janë harruar pa u përmendur dhe njerëzit që të parët ngritën shërbimin ndaj nënës dhe fëmijës në vendin tonë. Të tillë kanë qenë mjekët si profesor Gliozheni, doktor Basha, doktor Kosturi e shumë të tjerë. Ky eveniment është cilësuar i veçantë, pasi ndodh rrallëherë që mjekët të përkujtohen pas largimit nga puna, duke lënë një kontribut të çmuar pas.

QSUT, Godo uron fëmijët e Spitalit Pediatrik për festa

Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, u uroi festat e fundvitit të gjithë fëmijëve të shtruar në Spitalin Pediatrik të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Ministrja Godo mori pjesë në festën e organizuar nga ky spital, në bashkëpunim me kompaninë e telefonisë celulare AMC, me rastin e festave të fundvitit për të gjithë pacientët e vegjël që ndodhen të shtruar në këtë spital. Kompania AMC shpërndau 150 dhurata për fëmijët, të cilët natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë në këtë qendër spitalore. Ministrja Godo, duke u dhënë dhuratat dhe duke u uruar fëmijëve shërim të shpejtë, shprehu kënaqësinë që gjendej mes tyre në këtë minifestë modeste me këngë dhe numra cirku. “Është festa më e bukur që kam kaluar në fundvit dhe ju dhuroj një përqafim të madh të tërë pacientëve të mi të vegjël dhe personelit të pediatrisë”, – u shpreh ministrja Godo.
Ministrja e Shëndetësisë përcolli një falënderim të veçantë për përfaqësuesit e AMC-së, të cilët mundësuan lodra dhe dhurata të tjera për fëmijët, që, në pamundësi për të kaluar natën e ndërrimit të viteve në shtëpitë e tyre, do të jenë në Spitalin Pediatrik. Shefja e Përgjegjësisë Sociale në AMC, Diana Sinoimeri, u shpreh: “Aktiviteti i sotëm konsistoi pikërisht në përcjelljen e gëzimit te fëmijët që do të kalojnë natën e Vitit të Ri në spital nëpërmjet këtyre dhuratave.

30 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›