E Diel, 1 Nëntor 2026

Matri: Ju tregoj se i vlej 15 milion eurot

Juventusi prezantoi gjatë pasdites blerjen e tij të fundit, sulmuesin Alessandro Matri, i cili theksoi se është shumë i motivuar nga 15 milion eurot që mund të shpenzojnë bardhezinjtë për të.
Ish-lojtari i Cagliarit mbërrin në Torino i huazuar deri në fundin e sezonit, por transferimi mund të bëhet përfundimtar, nëse bardhezinjtë do të pagujnë 15 milion euro në qershor.

Nga ana e tij, drejtori sportiv i Juventusit, Beppe Marotta, shpjegoi se operacioni i Matri-t nuk ishte aspak i thjeshtë. “Ne vendosëm të përqendroheshim tek Matri, sepse ai është futbollisti që na jep garancitë më të mëdha.

Edhe në një karakter ekonomik, jemi të vendosur ta bëjmë kalimin e tij në skuadrën tonë përfundimtar. Konkurrenca që na u desh të mposhtim ishte e madhe, me Milanin që kërkonte ta blinte menjëherë për sezonin e ardhshëm dhe Lazion që kishte paraqitur gjithashtu një ofertë”.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›