Skela në ligën e pestë gjermane
Mund të duke e pabesueshme, por Ervin Skela ka zgjedhur të luajë për skuadrën e kategorisë së pestë në Gjermani, TSV Windeck.
"Pak përpara fundit të merkatos kemi arritur një marrëveshje”, tregon me buzëqeshje drejtuesi i skuadrës Heiko Scholz për shtypin gjerman. Kapiteni 34-vjeçar i përfaqësueses shqiptare, i cili prej kohësh është pa ekip, do të kishte dashur të luante në një nga ligat e para gjermane si Këlni, Karlsruhe apo Bielefeldi.
Por mesa duket, pamundësia për të rënë dakord, e ka detyruar atë të zgjedhë klubin zonal, që mesa duket i ka plotësuar kërkesat financiare. Skela, ish-pjesëtar i Kaiserslautern, Frankfurtit, Bielefeldit, Kottbusit e Koblenzit, ka luajtur ne total 68 ndeshje në Bundesligë 1 (21 gola) dhe 145 në Bundesligën 2 (32). Po kush është historia e klubit të TSV Windeck?
Bëhet fjalë për një klub të distriktit të Dattenfeld, North Rhine-Westphalia dhe është formuar vetëm në qershor 2009 nga bashkimi i FC Germania Dattenfeld, 1. Windeck FC dhe TSV Dreisel. Skuadra i luan ndeshjet në “Germania Dattenfelder Sports Park”, me një kapacitet prej 1,000 vendesh.