E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Matrix", gjykata: 14 vjet burg për të akuzuarit

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 14.4 vjet burg të akuzuarit e arrestuar në operacionin "Matrix", të cilët klononin karta krediti, duke ndërhyrë në disa bankomate. Tre nga 14 të akuzuarit u shpallën të pafajshëm, pasi nuk u provuan krimet që kryen. Kreu i grupit, Endrit Gjergjani, u dënua me 40 muaj burg, pasi ishte edhe organizatori i të gjithë grupit. Disa të akuzuar u dënuan vetëm me gjobë 140 mijë lekë, një shumë e vogël nga ajo që i kanë shkaktuar bankave në Shqipëri. Sipas gjykatës, filmimet, përgjimet, si dhe dëshmitë e të arrestuarve, kanë shërbyer për faktimin e akuzave të prokurorisë. Akuza, duke përdorur metoda speciale të hetimit, kanë arritur të faktojnë ndërhyrjet në bankomatët. Sipas gjykatës, dënimi i lehtë për të pandehurit lidhet me moshën e tyre, si dhe me pendimin e thellë që kanë shfaqur para trupit gjykues.

Por krerët e organizatës ishin lidhur nëpërmjet internetit me një grup hakersash nga Rusia. "Informacionet që arritëm të klononim kartat e kreditit i kemi marrë nga hakersat rusë. Ata arrinin të gjenin kode dhe numra llogarie nga persona që kryenin blerje nëpërmjet internetit. Këto numra dhe kode i nxirrnin në internet. Organizatorët e ‘Matrix‘ i blinin këto të dhëna kundrejt një shume të caktuar", kanë treguar dëshmitarët, por edhe të akuzuarit në gjykatë. Sipas tyre, pas marrjes së kodit PIN, që është personal dhe kodit PUK, që ka llogari përkatëse, ndërhyhet në sistem, duke transferuar nga llogaria të gjithë sasinë e parave. Piratët arrinin të blinin një kartë të bardhë. Nëpërmjet një pajisjeje që është në formën e printerit, kryhej hedhja e të dhënave në këto karta. Më pas, te shiriti magnetik që kanë, hidhet në printer i gjithë kodi. Në bazë të këtyre, duke formuar dy kodet, PIN dhe PUK, karta futej në bankomat dhe veprohej njësoj sikur të ishte personi që ka të njëjtën llogari bankare. Prokuroria deklaron se të dënuarit e djeshëm në Shqipëri kanë kryer transferime valute drejt Rusisë në këmbim të marrjes prej andej të kodeve dhe numrit të llogarisë. Pre e sulmeve të hakersave ishin shtetas kryesisht nga Anglia, që kryenin blerje në internet. Por nuk përjashtohen edhe shtetas nga SHBA-të, Italia e Franca. Pas vjedhjes, anëtarët e grupit "Matrix" i kanë shpenzuar paratë për qejf dhe bixhoz. Përgjimet dhe dëshmitë e familjarëve kanë nxjerrë në pah se 17 piratët kryenin një jetë mondane, duke shpenzuar pa kufi të gjithë shumën e grabitur. S.Çobo

Dënimet

1. Endrit Gjergjani (Laro)- 3.4 vjet burg

2. Rei Karapici - 2 vjet (pezullim)

3. Kreshik Luka - 2 vjet

4. Enea Çela - 2 vjet (pezullim)

5. Redi Çikani - 2 vjet (pezullim)

6. Ledio Doko - 2 vjet (pezullim)

7. Alban Bare - 1 vit burg

8. Anil Gjergjani (Laro)- i pafajshëm

9. Indrit Abazi - i pafajshëm

10. Blerim Abazi - i pafajshëm

11. Flamur Gashi - i pafajshëm

12. Fatmir Borshi - 140 mijë lekë

13. Klajdi therolli - 140 mijë lekë

14. Fatmir Kolmarku - 140 mijë lekë



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›