"Pengjet në Vain futeshin në bagazhin e automjeteve"
Baza sekrete e SHIK-ut në Lezhë shërbente për torturimet mizore të pengjeve, të cilët silleshin në bagazhet e automjeteve me shash në kokë. Gjithçka ngjante me kampet e përqendrimit ku "armiqtë" torturoheshin deri në vdekje. Pas trazirave të vitit 1997, baza është djegur dhe janë bërë modifikime në vitin 1998. Megjithatë, personat e keqtrajtuar e kanë identifikuar si vendin ku janë keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht. Dje, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në procesin gjyqësor për zhdukjen e Remzi Hoxhës, Ziso Kristopulit dhe Avdul Loshajt, ka dëshmuar Mark Frroku, ish-kreu i qendrës sekrete në Vain. Ai tha se kur është emëruar drejtor në Vain të Lezhës, e ka gjetur godinën të djegur. "Nuk kam bërë asnjë ndryshim në staf. Aty gjeta katër roje, rojën përgjegjës dhe një kuzhiniere. Në shenjë mirënjohjeje që nuk i largova nga puna, kam pasur një afrimitet me punonjësit. Gjatë bisedave të lirshme me ta, kam mësuar se nga kryeqyteti vinin shumë persona. Një prej rojeve, Viktor Sokoli, me është shprehur se sillnin persona që i keqtrajtonin edhe fizikisht, të cilët i fusnin në bagazhet e automjeteve", tregon dëshmitari. Më pas, ai tha se këto biseda nuk kishin qenë të regjistruara, por kishte vënë në dijeni kreun e asaj kohe të SHIK-ut, Fatos Klosin, i cili i kishte dhënë urdhër që të pyeste edhe rojet e tjerë. "Tre rojet e tjerë ishin të pozicionuar dhe deklaruan se nuk kishin asnjë dijeni për atë që kishte ndodhur. Pas urdhrit nuk mësova asnjë gjë më shumë", u shpreh Frroku, duke hedhur poshtë kategorikisht implikimin e tij në këto tortura. Më pas, ai ka sqaruar para gjykatës njohjen me të rrëmbyerin, Ziso Kristopuli, për të cilin u shpreh se "emrin e tij e kisha dëgjuar më parë, por në vitin 1998, ai ishte paraqitur në Vain të Lezhës i shoqëruar nga disa persona, ku edhe e kam takuar". Sipas Frrokut, ardhja e Zisos ishte identifikimi i vilës së Vainit, në të cilën ai ishte marrë dhe ishte sjellë nga ish-punonjësit e SHIK-ut. "Mbaj mend që ai e identifikoi vendin në sajë të burimit dhe të oxhakut. Ziso më tha se ishte sjellë në mënyrë të fshehtë në vilë, si dhe mbi të ishte ushtruar dhunë psikologjike", vazhdoi ish-kreu i SHIK-ut të Vlorës. Ai shtoi se tri ditë pasi ishte lënë i lirë, Ziso kishte shpjeguar se kishte shkuar tek vajza e tij, e cila jetonte në Qytetin Studenti, së cilës i kish thënë edhe çfarë kishte ndodhur. Ai i është përgjigjur pyetjeve të prokurorit Xhevat Hana. Më poshtë, gazeta publikon një pjesë të dëshmisë të punonjësit në shërbimin informativ.
Na thoni dëshmitar nëse keni punuar në Shërbimin Informativ Kombëtar. Nëse po, në çfarë periudhe dhe çfarë detyre keni kryer?
Kam punuar në Shërbimin Informativ Kombëtar nga viti 1987 deri në vitin 1993. Pastaj jam larguar me kërkesën time, në maj të ‘93-shit dhe jam rikthyer në shtator të 1997, ku vazhdoj të punoj dhe aktualisht. Deri në vitin 1993 kam pasur detyrën e drejtorit të SHIK-ut, fillimisht në Sarandë, pastaj në Lezhë. Në vitin 1997, jam emëruar drejtor dhe më pas kryetar i Shërbimit Informativ Shtetëror Lezhë, pasi u ndryshua emri, deri në vitin 2002. Pastaj kam shkuar në Vlorë, në detyrën e drejtorit deri në vitin 2004. Aktualisht jam punonjës i Shërbimit Informativ me detyrë përgjegjës i vilës në Vain, Lezhë.
Nëse nga ana juaj është njohur shtetasi Remzi Hoxha. Nëse po në çfarë rrethanash e keni njohur?
Jo, nuk e kam njohur.
Nëse nga ana juaj, duke qenë në detyrë, jeni marrë ose jo me problemin e Remzi Hoxhës?
Jam marrë. Kryesisht me bashkëbisedimet me ish-punonjësit e bazës Vain, të cilët i gjeta të tërë në punë në vitin 1997. Ishin të njëjtit punonjës që nga viti 1993. Kam biseduar me ta, jo në rrugë shtetërore, pasi nuk është se janë marrë në pyetje nga unë. Dhe për informacionet që kanë dalë, kam raportuar me gojë.
Nëse nga ana juaj njihet ose jo shtetasi Ziso Kristopuli, nëse po në çfarë rrethanash?
Me Ziso Kristopulin kam pasur njohje sipërfaqësore. S‘kam pasur njohje të drejtpërdrejtë. Meqë kisha shërbyer në Sarandë, e kam njohur. Më vonë, Ziso Kristopuli, rreth vitit 1998, është paraqitur në vilën e Vainit, i shoqëruar nga disa persona.
Për çfarë kishin mbërritur atje?
Qëllimi i ardhjes ishte identifikimi i vilës së Vainit, si vendi ku Ziso Kristopuli kishte qëndruar, pasi ishte marrë peng nga ish-punonjësit e SHIK-ut. Pra, ishte për të identifikuar vendin, pasi vila e Vainit ishte djegur në vitin 1998 dhe një pjesë e arkitekturës kishte ndryshuar dhe ambientet përreth. Ai e mbante mend nëpërmjet një burimi uji dhe oxhaku, pra ai pranoi që te ky vend ishte thirrur, pra ishte marrë në pyetje nga punonjësit.
Nëse nga ana e Ziso Kristopulit të jenë treguar hollësira për marrjen dhe pyetjen në këto ambiente?
Personalisht nuk është se Ziso Kristopuli ma ka thënë mua. Por gjatë bisedës atë ditë, mësova se Ziso Kristopuli ishte keqtrajtuar.