Raporti gjeologjik: Tre objekte të rrezikuara të shemben
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Gjirokastër është zhvilluar dje seanca e tretë gjyqësore në ngarkim të shtatë të pandehurve, që akuzohen si shkaktarë të shembjes së pallatit pesëkatësh në lagjen "11 Janari", në datën 9 nëntor të vitit të kaluar.
Gjatë seancës së djeshme, në sallë ishin prezentë vetëm gjashtë nga shtatë të pandehurit, pasi njëri prej tyre, Admir Shehaj, është përfaqësuar nga avokati i tij, Kujtim Idrizi. Fillimisht të akuzuarit janë rinjohur zyrtarisht me përfaqësuesit ligjorë që do të marrin pjesë në këtë gjykim nga kryegjyqtari Besard Avduli. Dje janë marrë në pyetje nëntë dëshmitarë të ngjarjes, prej të cilëve 8 ishin banorë të pallatit që u rrëzua. Pothuajse të gjithë dëshmitarët pohuan se përpara rrëzimit të pallatit kanë parë gjurmë të plasaritjeve në mure, kanë ndjerë zhurma, tronditje dhe kanë konstatuar ndotje të mjedisit nga punimet që ka shkaktuar firma gjatë kohës kur po kryente punimet poshtë banesave të pallatit të tyre. Studimi gjeologjik i zonës ka nxjerrë në dritë një të vërtetë tjetër të frikshme. Sipas këtij raporti, me të cilin njëri prej dëshmitarëve ishte njohur, del në pah fakti se pas tragjedisë së 9 nëntorit 2008 janë edhe tre godina në këtë zonë që rrezikojnë të shemben dhe janë të pabanueshme. Ndër banesat e rrezikuara ende nga punimet e kryera, sipas raportit gjeologjik, janë vila e dëshmitarit Arqile Buka, godina e Degës së Mobilizimit Ushtarak dhe një pallat i papërfunduar, por që është ngritur deri tani në lartësinë e 8 kateve. Gjashtë nga shtatë të pandehurit akuzohen për "shpërdorim të detyrës", ndërkohë që vetëm drejtuesi ligjor i firmës ndërtuese "Arti sh.p.k", njëkohësisht edhe investitori i pallatit tjetër që shkaktoi shembjen Sotiraq Janora, gjykohet me akuzën e "vrasjes në rrethana të cilësuara".