Matura, 2.8% e maturantëve ngelin në provimi i letërsisë
TIRANE- Rreth 2.8% e e maturantëve nuk janë vlerësuar kalues në provimin e parë të Maturës Shtetërore, në lëndën e Gjuhë- Letërsisë, ndërsa notat 9 dhe 10 i kanë marrë 15% e nxënësve.
Sipas Ministrisë së Arsimit, e cila publikoi mbrëmjen e djeshme rezultatet e këtij provimi, këtë vit niveli i njohurive ka qënë më i mirë krahasuar me vitin e kaluar. Përgjithësisht nxënësit pjesëmarrës kanë marrë nota të mira dhe të nivelit mesatar.
Në vitin 2010 në testin e Gjuhë- Letërsisë, rreth 13,13 % e maturantëve u vlerësuan me notën 9 dhe 10 në provimin e parë të Maturës Shtetërore, ndërsa nuk u vlerësuan kalues 1197 nxënës, ose 3,21% nga totali.
Me përfundimin e dy provimeve të detyruara të Maturës, nxënësit po përgatiten për dy provimet me zgjedhje, nga të cilat varet e drejta e tyre për të konkurruar në universitete.
Për këto provime, që do të zhvillohen me 30 qershor, Ministria e Arsimit publikoi manualin ndihmës për të orientuar maturantët në lidhje me përzgjedhjen e studimeve të larta.Në përmbajtje të këtij materiali janë detajimet përkatëse që nxënësi duhet të dijë për përzgjedhjen e studimeve të larta, qoftë në institucionet publike, ashtu dhe në ato private.
Për të vijuar studimet e larta, çdo maturant do të duhet të marrë notë kaluese në dy provimet me zgjedhje dhe ato me detyrim. Me shpërndarjen e formularit A1 dhe A1Z, nxënësit përcaktuan në muajin mars dy lëndët me zgjedhje që do të japin provim.
Sipas rregullores, me mbylljen e të gjitha provimeve të Maturës, nxënësit do të mësojnë se cilat lëndë dhe shkolla kanë koeficiente më të larta në fakultetet që dëshirojnë. Në bazë të këtyre rezultateve, maturantët do të plotësojnë në muajin korrik Formularin A2, i cili shpërndahet pas provimeve.
Të drejtën për të vijuar studimet e larta pranë fakulteteve publike për vitin e ardhshëm akademik do ta gëzojnë më shumë se 23 mijë studentë, sipas vendimit të qeverisë për kuotat e 11 universiteteve publike, të cilat ofrojnë më shumë se 190 programe studimi. Për këtë vit rreth 1600 studentë më shumë do të ulen në auditorët publike, ndërsa gjithsej do të vijojnë studimet me kohë të plotë 23 325 studentë. Sikundër ka ndodhur edhe gjatë vitit të shkuar, numrin më të lartë të kuotave pritet ta ketë Universiteti i Tiranës me mbi 6 mijë kuota, të ndara për të tetë fakultetet përbërëse. Fakulteti i Drejtësisë dhe Ekonomiku do të kenë numrin më të madh të të drejtave të studimit që do të ofrohen nga Universiteti i Tiranës për maturantët e këtij vitit.
(s.g/atsh/balkanWeb)