Shkodër, ekzekutohet 61-vjeçari, kapet autori

Vrasje në rrethin e Shkodrës. Një person është ekzekutuar me armë zjarri në orët e vona të natës së mbrëmshme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në fshatin Barbullush të Komunës Bushat, pikërisht në një rrugë dytësore të këtij fshati, ku ka mbetur i vrarë më armë zjarri automatik Ndoc Celiku 61 vjeç, lindur e banues në po këtë fshat.
Ndërkohë forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, të cilët vetëm pas 5 orësh operacion, kanë mundur të vënë në praga edhe autorin e vrasjes si dhe armën me të cilin ka kryer krimin. Sipas burimeve nga policia e Shkodrës, mësohet se autori i dyshuar i këtij krimi është Agim Gjata 38 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i armës së krimit, tip automatike sëbashku me një krëhër me 21 copë fishekë.
Në lidhje me këtë ngjarje, po kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të shtetasit Agim Gjata do i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Vrasje me dashje" dhe "Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".