E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrojtja e Pyjeve, Mediu në Oslo në konferencën europiane

OSLO - Ministri i mjedisit Fatmir Mediu mori pjesë në konferencën e 6-ministeriale të “Forest Europe” të zhvilluar në Oslo norvegji.

Qëllimi i konferences ishte përcaktimi i politikave të përbashkëta europiane në fushën e pyjeve për të harmonizuar funksionet ekonomike me ato ekologjike sociale dhe kulturore.

Konferenca u ndoq nga 48 vendet firmëtare. Këtu u firmosën dy dokumente të rëndësishme që lidhen me bashkepunimin në fushën e pyjeve.

Në fjalën e tij Mediu theksoi se Shqipëria ndan të njëjtat vizione përsa i përket zhvillimit të pyjeve duke patur qëllim të përbashkët mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tyre.

Lidhur me politikat pyjore në Shqipëri Mediu tha se po vihet në zbatim një program i ri pyjor dhe një sërë reformash. Cdo vit ministria e Mjedisit tha Mediu ripyllëzon një siperfaqe prej 1000 ha ndërkohë që 50% e fondit pyjor shpërndahet në komuna.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›